Bedarin Toma fiton ndaj Joseph Marwa me vendim unanim
1 min readSochi, Russia, Rusi, 26 Korrik 2011 – Në prani të 2000 shikuesve në qytetin Sochi në Rusi, Bedarin Toma ka shënuar fitoren më të rëndësishme në karrierën e tij, duke mposhtur afrikanin Joseph Marwa me vendim unanim pas tetë raundeve. Toma dominoi meçin duke e hedhur në dysheme katër herë Marwan. “Para meje kisha një boksier të fortë me shumë eksperiencë. Unë nuk nxitova në asnjë moment të përfundoj meçin, edhe pse Marwa u gjet katër herë në dysheme. Në raundin e parë e lëndova pak krahun dhe e kisha meçin nën kontroll, dhe fitova meçin pastërt” deklaroi Bedarin Toma për Kosovaboxing.org. Toma tani ka rekord prej 4 fitore (1 KO), 1 humbje, ndërsa Marwa 24 fitore (7 KO), 18 humbje dhe 1 barazim. Marwa është i njohur për opinionin tonë pasi vitin e kaluar ka boksuar edhe kundër Nuri Seferit të cilën kishte pësuar humbje. Joseph Marwa ka qenë i ranguar në pozitën 204-të në Boxrec.com, dhe fitorja e Tomës do t`a ngritë atë shumë në ranglistën botërore.
Artan Vërbica
28 Korrik 2011
bravo RINI je shum i mir te lumt