RTK

RTKLive
11 Maj, 2024

Gjyshi McCall vazhdon të boksoj

1 min read

Ish-kampioni botëror Oliver McCall dhe njeriu i parë që mposhti dhe KNOCK-OUT-oj Lennox Lewisin nuk e ka ndërmend të pensionohet nga boksi aktiv. McCall i cili më parë u bë edhe gjysh, vazhdon të boksoj edhe më tutje me nivel të lartë. McCall 46-vjeçar do të boksoj me Damian Willis të shtunden me 20 Gusht në Houston të SHBA-ve. Deri më tani McCall ka zhvilluar 68-meçe profesioniste duke shënuar 55 fitore (37 KO) dhe 11 humbje. Edhe djali i tij Elijah McCall ka vazhduar traditën e babait por jo në të njëjtin rritëm, sikurse ish kampioni. Elijah McCall ka rekord prej 7 fitore (7 KO) dhe një humbje me KO, ndërsa që babai i tij Oliver me 46 vjet ende nuk është gjetur asnjë herë në dysheme. Nga shumë expert botëror, Oliver McCall është shpallur si boksieri më i qëndrueshëm me nofullën më fortë i të gjitha kohërave. Gjatë karrierës së tij ai ka mposhtur shumë boksier të njohur si, Lennox Lewis, Larry Holmes, Oleg Maskaev, Sinan Samil Sam, Francesko Damiani, Premislaw Saleta, Henry Akinwande,  e shumë tjerë. Pas këtij dueli McCall planifikon që sërish me 10 Shtator të boksoj me Bert Cooper në Atlanta të SHBA-së.

Kosovaboxing.org
19 Gusht 2011

4 thoughts on “Gjyshi McCall vazhdon të boksoj

  1. A mund te me tregoni ne meqin e dyt qe e ka pasur Oliver McCall me Lennox Lewisin qfar i ka ndodh se nuk e kupto, ka qen 1 rast i rall ne boks Oliver McCall vetem levizte neper ring nuk deshironte te boksonte ne 1 moment shihet qe ishte edhe duke qar.. a keni ndonje shpjegim ose a keni njohuri qa ka ngjar ne at meq.

  2. te tregoj une dosti: Bokseri Oliver McCall gjate karrieres se tij ka pas probleme me Droge. Ka konsumu shume edhe ka raste qa pak para meqit ka mbushur hundet. Gjate meqite te dyte kunder Lewis ka pesuar nje “qrregullim nervor”, dmth psiqikisht ka lujt dishka edhe ja ka nis me qa e ku ta di une. Ky bokser gjithmon ka pas nje “drras mangu”, amo fuqi te kalit ka pas. 🙂

  3. flm… Boksin Internacional e njoh mire, mirpo ate shqiptar jo edhe aq. Arsyea eshte se po na mungojne talentat ose nuk jan zbuluar ende. Te pershendes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.