RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Klitschko mbron titullin por me luftë monotone

2 min read

Dusseldorf, Gjermani, 3 Mars 2012 – Wladimir Klitschko ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në versionet WBO, IBF, Super WBA dhe IBO ndaj franqezit Jean Marc Mormeck, me knock-out teknik në raund të 4-të. Të gjithë e kishin pritur një fitore të Klitschkos, por ndoshta një rezistencë më të madhe nga Mormeck, por sfiduesi me 20 cm më pak dhe afër 20 kilogramë më pak, ishte pa hijshme të shikohet, sepse dueli që nga fillimi u shiqua si shumë bajat. Mormeck nga raundi i parë filloi të kapet Klitschkos, deri sa ukrainasi sikur nuk donte të godiste atë duke pushuar në shpinden e tij, deri sa në raundi e dytë e hedhi një herë në dysheme, por prapë e vazhdoi meçin edhe për pak kohë, sikur që e dinte se në cilin do raund mund të përfundoj këtë meç të pa balancuar. Dy goditje të një pas njëshme në raundin e 4-të i dhanë fund duelit shumë monoton.

Qesharake ishin komentet e Klitschkos para përballjes dhe pas përballjes. Një ditë para meçit Klitschko e quajti Mormeckin si Tysoni, gjë që Mormeck tha se nuk mund unë të krahasohem me Tyson. Pas duelit që u pa se Mormeck nuk është Tyson, ai tha se strategjia e Mormeck ishte të më lodh mua, por unë pata strategjinë time.

Edhe ikona e boksit tonë Luan Krasniqi e vlerësoi meçin Klitschko dhe Mormeck si të pavlefshme. “Kjo ishte një eksekutim i pa vlera sportive” deklaroi Krasniqi për mediat në Dusseldorf pas meçit.

Nga dy duelet e fundit të Klitschkove, këta kanë filluar të humbin shkëlqimin edhe në Gjermani. Se sa do të vazhdojnë këto duelet e tyre monotone, nuk e dimë por monopli i tyre po vazhdon edhe më tutje.

Artan Vërbica
4 Mars 2012

2 thoughts on “Klitschko mbron titullin por me luftë monotone

  1. Kto Klickot jane kote e fare, kto u japin oferta ose ma kjart i zgjedhin boksieret e bota ka shum ma shume boksier se ky francezi qe na doli mbrem per turp dhe per te qesh e me dal me then se ne loj jan 4 brezat me ksi far boksieri eheheh.
    pershendetje flm kosova boxing.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.