RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Huck dominoi por Povetkin mban titullin

2 min read

Porsche Arena Stuttgart, Gjermani, 25 shkurt 2012 – Njëra ndër meçet më të mira në vitet e fundit në kategorinë e rend u zhvillua mbrëmë në Stuttgart të Gjermanisë, ku Alexander Povetkin mbrojti titullin a kampionit botëror në versionin WBA ndaj Marco Huck. Ndonëse Povetkin ishte favorit në këtë duel, Huck doli të bokson për mrekulli dhe sipas analizës sonë dhe prezencës tonë në Porsche Arena, Huck ishte fitues i këtij meci për një apo dy raunde. Raundi i pare i takoi Marco Huck, ndërsa Povetkin iu përgjigjë në raundin e dytë dhe të tretë ku ishte më i mire. Huck sërish tregoi  në raundin e katërt dhe pestë se është pretendent për titull. Në raundin e gjashtë Povetkin ishte më i mire duke bërë mecin edhe më interesant dhe të pabarabartë. Mirëpo në raundin e shtatë dhe tetë ishte Huck i cili dërmoi Povetkinin , i cili mezi i shpëtoi knock-outit, por ishte edhe gjyqëtari në ring i cili e shpëtoi nga më e keqja. Povetkin sa here ishte në krizë ulte kokën ndërsa kjo u lejojke nga gjyqëtari Luis Pabon. Më pastaj raundet në vijim ishin si të barabarta, ndërsa Alexander Povetkin e sulmoi ashpër Huckun në raundin e 11-të, por edhe Huck u mbajt. Raundi i 12-të u fitua nga Huck sërish duke dalur një raund apo dy më i mire. Ne kete mbremje prezent ishin shume yje boterore si Arthur Abraham, Dereck Chisora, Alexander Dimitrenko, etj.

Kosova Boxing ishte mediumi i vetem shqiptar prezent ne kete mbremje, ku agjencioni jone mori akreditimin drejtperdrejt nga organizatori Saurland Event. Kosova Boxing do t`ju sjell edhe nje fotogaleri nga kjo mbremje me foto ekskluzive nga agjencioni jone.

Artan Vërbica
26 shkurt 2012

3 thoughts on “Huck dominoi por Povetkin mban titullin

  1. Kjo ndeshje ishte nje turp i vertete !! duke pare ndeshjen u mundova ta gjykoja edhe dola ne perfundimin 118-116 per Huck. Povetkin nuk i shkon fare hija e kampionit, bokson shume larg nga nje kampion bote

  2. Marco Huck ka boksuar shume mire, kur dihet se shumica e analisteve dhe bokserave kan pretenduar se nuk do kete shanse kunder Povetkin dhe do te humbe me nokaut. Por ja ndodhi gati e kunderta. Sipas mendimit tim Huck u tregua shume i forte , me goditje te forta dhe shume i qendrueshem. Por Povetkin e ka fituar ndeshjen me pike sepse ka goditur me shpesh. Po te vazhdonte edhe nje Runde, Huck do ta rrezonte Povetkinin.
    respekt per Huck apo Muamer Hukiq

  3. @Albi Sorra: 118:116????

    Me trego se si vjen te rezultati 118:116. Rundet jan gjithmon 10:9 ose 10:8 per KO.

    A mos ke jep shume runde 10:10??? Po me duket pak absurd rezultati.
    116:113 ke rezultati me i madh qe u jep.
    Ne shqiptart kemi qejf me shtu kapak 🙂

    Sidoqoft isht nje boks qe mundet te jepet edhe barazim, mirpo Povetkin se ka meritu fitoren.

    Une e gjykova 7 runde me 5 runde, pra 115:113 Huck

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.