Manny Pacquiao kundër Timothy Bradley me 9 Qershor
1 min readBoksieri më i mirë i dekadës së fundit Manny Pacquiao do të mbroj titullin e kampionit botëror në kategorinë “Welter” versioni WBO, kundër Timothy Bradley. Dueli do të zhvillohet me datë 9 Qershor në MGM Grand në Las Vegas. Filipinasi do të ketë një sprovë të vështirë pasi kundërshtari i tij Timothy Bradley ka rekord qind për qind, 28-0 (12 KO). Pacquiao deri më tani ka mposhtur boksierët më të mirë “pound4pound” nga kategoria bantam deri welter. Ai ka pasuruar boksin e sotëm duke mposhtur shumë boksier të njohur si Juan Manuel Marquez, Eric Morales, Jorge Solis, Marc Antonio Barrera, Oscar De La Hoya, Ricky Hatton, Miguel Cotto, Antonio Margarito, Shane Mosley, etj. Derisa Timothy Bradaley ka gjithësej 28 fitore (12 KO) dhe pa humbje, nuk njef ndonjë yll të madh që ka mposhtur. Kundër Pacman do të ketë sfidën e jetës. Pacquiao mposht kundërshtarët me rend, vazhdon të shtyhet meçi ndoshta i shekullit të ri, Pacquaio vs. Mayweather.
Kosovaboxing.org
16 Mars 2012
😉 😉 😉