RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Intervistë me gjyqëtarin më të mirë për 2011, Agim Tahiraj

4 min read

Kosova Boxing kësaj radhe ju sjell një intervistë me gjyqëtarin më të mirë për 2011 nga FboxK-së, Agim Tahiraj. Edhe vitin e kalur ju kemi sjellur një intervistë nga gjyqëtari tjetër Rrustem Konjuhi, ku krahas boksierëve, trainerëve, analistëve dhe ekspertëve, ne ju sjellim edhe për personat që kontribojnë në shumë fusha për boksin tonë. Tahiraj njëherit është edhe trainer në klubin më të trofeshëm shqiptar K.B. Prishtina. Kontributi i tij ka qenë mjaft i madh në vitin që lamë pas, ku krahas ndarjes së drejtësisë, punës në shkollë të boksit, ai ka qenë bashkëorganizator dhe incijator në themelimin e turneut “Qershori i Lirisë” për ditën e çlirimit të kryeqytetit të Kosovës, dhe riaktivizimin të turneut tjetër në Drenas për heroin kombëtar “Rasim Kiçina”.

Kosova Boxing : Për shumë vite ndani drejtësinë në ring. Sa është e vështirë puna e gjyqëtarit ?
Agim Tahiraj : Që nga viti 2001 jam gjyqëtar dhe ndaj drejtësinë në ringun e boksit, dhe jam i kënaqur që e bejë këtë punë. Mund të them se jemi gjyqëtarët më të mirë në rajon dhe me gjerë. Këtë e them pasi që kemi patur raste të takohemi edhe jasht Kosovës në turne të ndryshme ku ne ato vende eshte diskutuar dhe është thënë se në Kosovë është referimi më i mirë dhe më i drejti në rajon dhe me gjerë, këtë e kanë thenë trainer dhe gjyqëtar të huaj. Për këtë mund të falenderoj kryetarin dhe sekretarin ku dhe janë gjyqëtaret me me përvoj dhe punë te gjatë në Kosovë sa i perket referimit, pra Rrustem Konjuhi dhe Latif Demolli, ku të pakten nga dy herë në vitë mbajm seminare dhe në keto seminare kemi qenë gjithmonë të informuar për çdo gjë që ka ndodhur në ndryshimin e rregullave dhe kategorive në AIBA dhe EUBC, andaj ju jam shumë mirënjohes për çdo që ne kemi mësuar.

Kosova Boxing : Vitin e kaluar u zgjedhët gjyqëtari më i mirë. Sa jeni i lumtur më këtë detyrë dhe arritjet tuaja ?
Agim Tahiraj : Për pytjen e berë se çfarë ndjenje është per mua qe jame shpallur gjyqtar i vitit 2011, mund të them se është një ndjenjë e mirë pasi që është vleresuar puna ime, ndoshta shumë vjeçare që  e bejë në këtë lami, dhe falenderoj ata qe e kanë vleresuar punën time. Mund të them se është kënaqësi kur të shpallesh më i miri i vitit, për çdo njeri e besoj se edhe për mua.

Kosova Boxing : Çfarë është dallimi ndërmjet gjyqëtarit dhe trainerit ?
Agim Tahiraj : Dallimi mes këtyre dyjave janë koncetrimi dhe relaksimi. Kur them te koncetrimi është kur ndaj drejtësinë që duhet maksimalisht të jam i koncetruar, që është punë me përgjegjësi të madhe. Ndërsa puna e trainerit është relaksuese sepse punohet me të rinjë dhe i përgadisim në mënyrë edukative, fizike, kondicionale, psiqike, gjë që duhet të jemi pedagogë të mirë.

Kosova Boxing : A e ndani njëren detyrë nga tjetra. Cila ju pëlqen më shumë ?
Agim Tahiraj : Si të them, si punë më pelqejnë të dyjat. Po të mos i pëlqeja do e beja vetëm njerën, andaj i pëlqej të dyja dhe i punoj me kënaqesin më të madhe. Mundohem të kryej detyrën në mënyrën më të mirë.

Kosova Boxing : Jeni pak aktivë në turnet jashtë Kosovës. Kur mund të shofim Agimin në ndonjë ring jashtë Kosovës apo në një ring ndërkombëtar duke ndarë drejtësinë ?
Agim Tahiraj : Kjo nuk varret nga unë, disa ende nuk kemi licenca ndërkombëtare që të referojmë jashtë shtetit. Ne nuk jemi të pranuar në AIBA dhe EUBC. Dëshira jonë është e madhe por presim se kur kjo do të ndodh.

Kosova Boxing : Cilat janë synimet e tuaja për të ardhmen ?
Agim Tahiraj : Synimi im kryesor është që një ditë të ndaj drejtësinë në ringjet botërore. Të krijojë kushte në palestër sa më të mira për boksierët tanë. Të riaktivizoj klubin e Drenasit ku kamë filluar punën si trainer, sepse ajo trevë ka shumë talentë.

Kosova Boxing : Dhe për fund, a keni të shtoni diçka.
Agim Tahiraj : Dua të falenderoj juve z.Artan, që keni gjetur kohën për të më intervistuar. Falenderoj agjencionin Kosova Boxing ku çdo herë jemi të njoftuar për të gjitha ngjarjet sportive dhe rezultatet e boksierve shqiptar. Ju dëshirojë suksese tjera

Intervista u zhvillua në Prishtinë nga Artan Vërbica me datë 13 Mars 2012.

20 thoughts on “Intervistë me gjyqëtarin më të mirë për 2011, Agim Tahiraj

  1. eshte nje nder per ne si qytetar te Repulikes se Kosoves qe kemi nje tranjer dhe nje gjygjtar si dhe nje aktiviste kaq te madhe i cili tere vitet e jetes se ti ja kushtoj keti sportin me te vetmin qellim qe ta avancoj sa me shume ne arenen nderkombetare,prandaj nuk mbetet tjeter veqse ta faleminderojm per te gjithe aktivitetin e ti prej sportisti si dhe ti urojm fat e pune te mbar ne rrugtimin e tij drejt shtigjeve ndekombetare.Te lumte kushe.

  2. urime agim ti gjithmon je kan ma i miri po tash edhe zyrtarisht je ma miri veq suksese te ma tutjeshme

  3. S.alejkum te pershendes Agim shoku im i vjeter i klubit te boksit Prishtina njeherit deshta te pergzoj per qmimin e fituar si referi ma i mire per kete vit dhe per angazhimin e palodheshem si trener i K.B.Prishtina por deshta te shtoj edhe diqka Kosoves i vyn mu ksi puntore si qe je ti me pervoje se nje njeri pa pat pervoj te madhe ne boks nuk mundet me qene as trener e as refer bile ma e vogla as gazetar se i duhet nje njeriut ta kete gjithmon ate eren e ringut ne hund edhe djersen qe e kemi derdh atehere ati njeriu i them se din diqka nga boksi e jo sikur sod me 10 meqe po na bohen profi e ti e din mire Agim ne kur kemi boksuar u duft me luftu pa nderpre per nje vend ne ekip te pare pra ty te gjitha te mirat me vjen shume mire per ty se njifemi gjate dhe inshalla Allahu ta ruan familjen edhe ty klm shoku i nderuar Agim…

  4. urime trajner urime e dina qe ma te mirin te kena edhe kena me te pas legend je trajner <3

  5. Një intervistë shumë e mirë, shumë e hapur siç është i afërt dhe profesionist vet protagonisti i kësaj interviste z. Agim Tahiraj. Dhashtë Zoti dhe sa më parë u plotësofshin dëshirat dhe aspiratat e z. Tahiraj, që ai dhe miqët e tij të gjindën për të ndarë drejtësinë jashtë shtetit tonë, dhe që federata e jonë e boksit të pranohet sa më parë në organizmat ndërkomëtare sepse djemtë tanë të talentuar jashzakonisht siç cek edhe ky ish boksier i famshëm i yni dhe ky refer , ndarësdrejtësie në ring, dhe trainer i mrekullueshëm të marrin pjesë kudo nëpër botë, në turne e gara të ndryshme e me këtë të prezantojmë kulturën tonë sportive dhe sjelljet e djemoshave dhe vajzave tona që janë për tu admiruar. Pra, juve z.Tahir shëndet e suksese të mëdha…

  6. Urime trajner pa diskutim je njeri nga ata persona qe ki kontribu mas shumti per ngritjen e cilsis vetem vazhdo kshtu se mat mirin t’kemi
    deshiroj edhe pak met shiku ne arenen nderkombtare pra si gjyqtar pse jo edhe ne Eurosport 😀 Suksese Trajneri Agim.. Respekt..

  7. Urime trajner , kjo nuk osht rastesi tu e marr parasysh referimin e drejt qe ben si qdo her dhe ky qmim te takon me plot merit sepse e ki ngrit dukshem cilsin ne boksin kosocar e ishalla te shohim edhe ne arenen nderkombetare ,edhe si trajner te jemi mirnjohes ndaj perkushtimit te dhenë boksierat e kb.Prishtines vetem vazhdo keshtu ,me te vertet njo puntor i pashoq je treguar edhe ne organizimin si bashorganizator ne turnet si: Qeshori i Lirise dhe Rasim Kiqina vetem sukssese te metutjeshme trajneri Agim perzemerisht.-.Arian Gashi…

  8. Agim Tahiraj ju pergezoj per punen,mundin,angazhimin tuaj si ne vitet e kaluara ne Drenas e poashtu edhe tashme ne Prishtine,shume lavdata nga ana ime e mos u ndal me kaq,ju uroj referim,trajnim,pune te mbare dhe moslodhje.

  9. Urime Agim Tahiraj ke dhan shum si boksier edhe si trajner edhe edhe si refer i boksit , dhasht zoti te shohim edhe ne arenen ndrekombetare duke referu. Vazhdo keshtu se je ma i miri.

  10. i nderua trener Agim Tahiraj ;si gjygjtar si trener je ma i miri veq vazhdo se ska me ty hiq ,suksese e metutje ne K.B PRISHTINA se vetem nje Agim e kemi Respekt nga un Lili Fana’;’;SUKSESE

  11. agim te uroj suksese si trajnjer ashtu hde albiter do kisha pasur shume deshire qe te isha nje bolstjer i joti por nga moos mundesija per tu bere pokstjet te pakten jam nje fanc i joti te uroj suksese ne te dyja drejtimet dhe mire se te vish ne velipoje per plazhe te pres ketu agim urime
    NGA ARTUR FRROKU

  12. urime trajneri maj miri ne kosov po ashtu edhe referi maj miri ne kosov veq me pun kto te arritura iki meritu suksese edhe vitieve tjera un kam knaqesi qe qe shoh nje trjner epo ashtu edhe refer me kaq pun qe punon pa pritushum edhe kto te arritura jan vetum merita te tua puna jote e pa lodhshme ateher vetum sukses edhe e viteve te ardhshme perzemersisht nga shoku juaj arif seferi

  13. urime ki meritu per mu kon maj miri se je maj miri ne kosov edim ne qe je referi maj mir pershendes shum shum sukses edhe per ket vit baqa agim pershendetije nga bokseri Prizrenit Mahmut Gorda

  14. urime shum dhe suksese shoku jem .gjith ke qen puntor i mir dhe sukseset ste kan munguar .jemi gjenerata ma e mir ,apo hahahaha .edhe nji here te lumt

  15. urime e ke meritu me kan mej miri dhe gezohem shum qe kemi ksi njerz ne kosov psi gjithmon ju keni kontribu per kombin shqiptar dhe jeni i drejt edhe ne jeten private ju gjithmon ddote jeni maj miri un te uroj shendet dhe jet te gjat dhe inshalla te shof edhe ne vendet tjera te evropes duke ndar drejtsin ne boks te pershendet skenderi tung

  16. Agimi e meriton kete titull, per arsye se ka kontribua jashtzakonisht shume si per Boxin e per sportin ne pergjithesi po ashtu edhe per politiken dhe bamerisine. Njerez si Agimi i duhen Kosoves tani dhe ne te ardhmen per nje shtet me te mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.