RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Mediat në Shqipëri të ngathëta për popullarizim të boksit

2 min read

Prishtinë, 13 Mars 2012 – Turneu memorial “Vllaznia 2012” i organizuar nga klubi i boksit Vllaznia u organizua në nivel të lartë. Nga viti në vit ky turne ka vetëm ngrtije, por ajo që është shqetësuese janë mediat në Shqipëri ku boksin e konsiderojnë, “birën e mramtë të kavallit”. I gjithë ky turne, gjithë kjo pjesëmarrje prej 12 shtete, dhe mediat e injorjnë boksin! Të madhështojnë turneun kanë qenë shumë boksier të njohur, si kampioni olimpik Roberto Cammarelle, pastaj kampioni botëror Abos Atoev, kampioni evropian Tarvel Pulev, dhe pjesëmarrje të shteteve nga Afrika dhe Amerika Latine, kurse mediat injorojnë këtë aktivitet. Agjensioni Kosova Boxing disa herë me mundësi tona kemi përcjellur aktivitetet drejtpërdrejt të shumë evinimenteve në Shqipëri. Turneun memorial “Vllaznia” me 2007, 2008, 2009, pastaj meçet profesionale të Jetmir Kuçit, Kreshnik Qatos, por përherë nuk ka pasur pasqyrim të mediave për boksin në këtë vend. Shqipëria është rrugës së mirë ku çdo ditë shton numrin e pjesëmarrësve kualitativ, dhe çdo ditë mund të krenohet me ndonjë boksier të talentuar. Gjeneratat e vjetra si Artur Gavoçi, Artur Drinaj, Besnik Gjeta, Sead Bushati, Jetmir Kuçi, Kreshnik Qato, dhanë shumë për boksin shqiptar, por tani këtyre u ka kaluar koha, dhe djelmoshava të rinjë i duhet përkrahje, mbështetje, avancim, popullaritet, që të shkohet përpara. Yjet si Kristian Demaj, Alban Bermeta, Asmer Bilalli, Xhulio Vrenozi, Esild Kalemi, e shumë tjerë, duhen që sa më shumë të përmenden dhe jo të shihen siç kanë ndodh me disa më parë. Është keq të thuhet por më shumë publicitet i kanë dhënë turneut memorial “Vllaznia 2012” shtetet pjesëmarrëse si Italia, Bullgaria, Mali i Zi, se sa mediat nga Shqipëria. Ne si agjencion kemi kontaktuar shumë media të cilët nuk as që ishin të interesuar të përcjellin këtë aktivitet. Mirënjohje duhet dhënë vetëm televizionit lokal nga Shkodra, TV Rozafa, të tjerët jashtë ambicieve. Të vije një kampion olimpik si Cammarelle në Shqipëri dhe asnjë medium mos të marrë një intervistë nga ai, është për keqardhje. Le të jetë kjo një krtikë për të gjitha mediat dhe vitin ardhshëm ky turne të emitohet nga njëri nga televizionet shtetërore dhe të shiqohen yjet tona dhe botërore nga mbarë bota.

Artan Vërbica
13 Mars 2012

7 thoughts on “Mediat në Shqipëri të ngathëta për popullarizim të boksit

  1. po kuj po i ankohemi mo shoku hajdutave qe po vjedhin gjakun djersen e ketyre djemve ketyre burrave te rritur para kohe .qe shteti yn i trajton sikur roma gladiatoret POR SHPERSOJ ME TALENTIN E TYRE KETA DJEM KRENARIA E VETME E SHQIPERIS TE GJEJNE RRUGEN E SUKSESIT JASHTE SHQIPERISE

  2. Koment shume i qelluar Artan, vec sa deshmohet sa te ngathet jane gazetaret sportiv te Shqipersise. Fatkeqesisht, ata jane te zot t’i kushtojne rendesi mediale te tepruar psh ndonje derbi te futbollit italian, ose ndeshjeve te Champions League te ekipeve italiane. E sa per sportet tjera psh basketboll, boks, etj. nuk iu kushtohet aspak rendesi. Disa here e kam percjelle kombetaren e Shqiperise te basketbollit ne ndeshje nderkombetare kur komentatori i TVSH se vec sa nuk e zinte gjumi duke komentuar.

  3. Dhe une perkrahu mendimin e redakesise tuaj, dhe jam i mendimit qe eshte dashur qe te jen prezente televizionet dhe po ashtu dhe mediat e shkruara se po qe se nje turne i till te ishte mbajt ne ndonji shtet ne rajon do te ishin bere shume gjea qe te njoftohet opinioni,andaj duhet qe me te vertet te behet nje prezantim i ketyre boksiereve qeme te vertet po shkelqejn dita e dites e ne ne Kosove me se shumti dim per Alban Bermeten i cili eshte pjesmarres ne te gjitha turnet tona ku dhe publiku Kosovare e njeh kete boksier dhe po ashtu duhet qe publiku shqipetar te njoh keta djelmosha.
    Prandaj mendoj qe duhet ti kushtohet me shume keti sporti ne mbar trojet shqiptare.

    E falenderoj redaksin e kosovaboxing.org qe me te vertet po i percjell ngjarjet dhe eshte mire qe keni dhene kete keshill e mos te them vrejtje per mediat e Tiranes dhe mbare Shqiperise.

    me respekt

  4. Artan kritika me vend nga ana jote, por doja te theksoja dicka tjeter.pervec mos interesimit te mediave, neglizhimi me i madh eshte nga federata shqiptare e boksit kur nuk merr mundimin me te vogel per promovimin e ketij sporti. Pra vete federata duhet te lajmeroj mediat per te tilla evenimente dhe pse vetem per evenimente si puna e memorialit por edhe per aktivitete si kampionati kombetar etj.Ne shqiperi gjerat funksionojne ndryshe, ne vende te tjera federata shet te drejten e transmetimit per televizionet duke perfituar edhe nje shume te majme pervec promovimit, ndersa ne shqiperi ndodh e kunderta, prandaj qe federata duhet te bej nje pune te madhe persa i perket promovit. Pra kritika me e madhe duhet ti behet federates.
    Respektet me te medhaja nga ana ime !!!

  5. Pajtohem plotësisht Albi me ju. Nuk po dua gjithënje të bëhem kritik sepse disa po mendojnë se jam kundër dikujt. Unë shprehë atë që më dhemb. Në disa faqe italiane mund të shiqosh se italianët e kanë lavdëruar turneun, dhe kanë qenë yjet më të mëdha botëror. Ndërsa unë kërkoja në ndihmë dhe bashkëpunim në mediat më të mëdha shqiptare, dhe ato as që e kishin ndërmend të përcjellin këtë aktivitet. Mediat kanë nevoj të informohen nga dikush nga federata, por këtë gjë nuk e di, se a janë të lajmëruara a jo, por është gjynha ky turne të mbahet i mbyllur dhe të shiqohet vetëm në rrethin e Shkodrës. Nuk kam thanë rastësisht vitin e kaluar se Federatës së boksit të Shqipërisë i nevojitet një administratë e fortë.

    E njejta gjë qëndron edhe me Federatën Profesioniste të Shqipërisë ku unë personalisht kamë qenë në vitin 2010 në muajin Maj ne mecin Kreshnik Qao dhe argjentinasit Ponce. Nje organizim fantastik nga Yll Ndroqi, që nuk ia lëshon rrugën as një evinimenti botëror, them këte me plot përgjegjesi se jam në ringjet evropiane çdo vit nga tre katër herë. Nje konvent e organizuar nga WBF, matjet zyrtare, press konferenca, ndersa media ishim vetem ne Kosova Boxing dhe TV KLAN se bashku me ORA NEWS. Dhe kjo ngjarje shkoi ne heshtje, pak ne disa gazeta, dy tre fjale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.