RTK

RTKLive
2 Maj, 2024

Haye dëshiron t`i ik Chagaevit, për të boksuar me Boytsov ose Povetkin

2 min read

David Haye nuk do të pret deri në muajin Korrik për të boksuar me Wladimir Klitschko, por do të mbroj titullin vullnetarisht në muajin Prill, ku data do të përcaktohet shumë shpejt. Haye për kundërshtar zyrtar do të ketë uzbekun Rusllan Chagaev, por ky i fundit për shkak që i janë shfaqur sërish problemet që ka pas në të kaluarën me Hepatit B, i kanë sjell disa probleme shëndetsore, gjë që Haye do të kërkon sfidues tjetër. Arsye e gjithë kësaj thuhet nga tabori i britanikut,  nuk do të lejohet nga Komisioni i kontrollit të Federatës së boksit të Britanisë së Madhe, për një duel të mundshëm, pasi do t`i rrezikohet jeta Chagaevit. Se sa është e kjo e vërtet, nuk mund të dëshmohet, sepse Chagaev është mjaft i rrëzikshëm për çdo kundërshtar, dhe kjo rregullore ka pas mundësi të rregullohet nga stafi i Hayes, por çdo gjë do të kuptohet. Ndërkohë nuk ka ndonjë reagim nga “Universum Box Promotion”.

Haye mund të bokson me Alexander Povetkin ose Denis Boytsov. Këta dy kundërshtar ende nuk kanë marrur ndonjë ofertë nga ai. Boytsov ka disa probleme me dorë dhe vështirë se do të pranon ndonjë ofertë, ndërsa për Povetkin është puna e padefinuar, nëse do t`a pranon duelin në Angli. Nëse vjen deri te ky duel me Povetkin, atëhere do të jetë e vështirë për Haye, sepse Povetkin është i 4-ti në divison momentalisht, pas Wladimir Klitschko, David Haye, Thomasz Adamek. Disa ekspert e krahasojnë polakun Thomasz Adamek para Povetkin në vend të tretë, por Povetkin është më i fortë duke krahasuar forcën, punën e tij nga njohuria e boksit dhe mjekrën që e ka të çeliktë. Povetkin ishte në përgaditje me trainerin e tij, Teddy Atlas në Rusi për një muaj dhe është rikthyer në SHBA, për ushtrime. Ai po pret një sfidë të madhe, dhe si duket këtë vit do të bokson me ndonjë boksier të fortë. Atlas beson shumë në të, dhe beson se tashmë është i pjekur për sfida të mëdha.

Si duket edhe Haye sikurse vëllezërit Klitschko, është duke i përzgjedhur kundërshtarët dhe nuk është duke treguar karaketrin e vërtet të kampionit. Besojmë që ai nuk do të ketë guximin të boksoj me Alexander Povetkin por me asnjë sfidues të fortë, por do të përzgjedhë dikend të dobët dhe të hargjuar, sikurse që ishte Audley Harrison.

Artan Vërbica
19 Janar 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.