RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Evander Holyfield bokson këtë fundjavë me Sherman Williams

1 min read

48-vjeçari Evander Holyfield do të takohet këtë fundjavë me 22 Janar, me Sherman Williams. Ky do të jetë dueli i 56-të në karierën e tij. Holyfield do të mbroj titullin WBF për herë të dytë. Kampioni i katërfisht botëror ka arranzhuar edhe duelin tjetër me Brian Nielsen ne Kopenhagë të Danimarkës me 5 Mars. Edhe pse ju bë padrejtësi e madhe me Nicolai Valuev në Cyrih të Zvicrës në vitin 2008, ai u rikthye me 2010 duke fituar titullin vakant të versionit WBF ndaj Francois Botha. Deri më tani Holyfield ka zhvilluar 55 duele, ku ka shënuar 43 fitore (28 KO), 10 humbje dhe 2 barazime. Dueli Holyfeild dhe Williams do të zhvillohet në palestrën Greenbrier në West Virginia të SHBA-ve.

Armend Fetahu
18 Janar 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.