RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2024

Muhammad Ali shënon ditëlindjen e 69

3 min read

Boksieri më i mirë i të gjitha kohërave dhe kampioni i trefishtë botëror Muhammad Ali sot ka shënuar ditëlindjen e 69-të. Pikërisht me  datë 17 Janar 1942 në Lousville të shtetit Kentacky të SHBA-ve, lindi fëmija i tretë në familjen e Marcellus Clay. Ai ishte fëmija i tretë në familje ku kishte dy vëllezër para tij. Babai i tij e pagëzoi me Cassius Clay. Boksin e filloi si shumë i ri duke treguar talent, ku menjëherë zuri vend në përfaqësuesën e Amerikës. Ai ishte vetëm 18-vjeçar kur fitoi medaljen e artë në Lojrat Olimpike në Romë të Italisë me 1960. Pas këtij suksesi ai vazhdoi boksin profesionist. Në vitin 1964 kaloi në fenë islame ku ndrroi edhe emrin dhe mbiemrin, nga Cassius Clay në Muhammad Ali. Kjo edhe e çuditi botën pak kohë para se kishte fituar titullin e kampionit botëror ndaj Sonny Liston. Kjo nuk e ndryshoi atë asgjë vetëm se e bëri edhe më të popullarizuar. Pas fitores me Liston, ai i dha revansh sërish ish-kampionit botëror Liston, gjë që e mundi sërish dhe atë me KO 1. Ali më pastaj mundi shumë emra të mëdhenjë të boksit botëror si Floyd Patterson (i ndjerë),  George Chuvallo, Henry Cooper, etj, deri sa titulli iu morë me 1967 nga komisioni “New York Athletic”, dhe licenca e boksit, pasi refuzoi për të dhënë kontributin për shtetin për luftën e Vietnamit. Ali u denua me tri vjet burg dhe 10 000$. Ali ishte kundër luftës së Vietnamit dhe poashtu për diskriminime për rasën e zezë, dhe zezakët nuk u dëshironin nga të bardhët në ushtri. Ai u thirrë dy herë për të shkuar në ushtri dhe për të marrur pjesë në luftën e Vietnamit, por Ali refuzoi dy herë, gjë që të tretën e herë i morën titullin dhe e dërguan në burg. Pas tri viteve Ali u lëshua dhe u ankua në shkallën dytë, gjë që ndryshuan edhe ligjet dhe filloi boksin sërish. Rikthet me 1970 ku shënon dy fitore dhe bokson pastaj me Joe Fraizer për titullin e kampionit botëror ku humbi me vendim unanim. Më pastaj iu deshtën katër vite tjera dhe lufta të njëpasnjëshme me Ken Norton, Floyd Paterson, Joe Fraizer sërish, e deri te dueli në Zairë të Kongos me George Forman, për të luftuar për titull. Pas një drame të vërtet Ali e mundi Formanin me “Knock Out” gjë që Forman deri më atëherë kur nuk kishte ra asnjë herë në dysheme. Më pastaj erdhi edhe lufta e tretë me Joe Fraizer në Manilla ku pas një trilleri të vërtet Fraizer u dorëzua në raund të 15-të. Ali vazhdoi dominimin deri në vitin 1978 ku humbi titullin nga Leon Spinks por e kthehu atë sërish. Ali është i vetmi boksier që ka fituar titullin e kampionit botëror tre herë. Ali ka një vajzën e saj e cila ka vazhduar rrugën e babait, Leila Ali që edhe ajo u bë kampione botërore. Ai vuan nga sëmundja e parkinsonit që shumë vite. Ai priti adhurues të shumtë sot në shtëpin e tij ku me mijëra simpatizues kishin shkuar ta uronin, ishte i hapur me të gjithë. Boksieri i famshëm dhe ish-kampioni trefishtë botëror Lennox Lewis i ka ndërtuar legjendës Muhammad Ali një muze për veprën dhe kontributin e tij për boksin. Ali mbetet ikona më e madhe që ka pasur boksi ndonjëherë.

Artan Vërbica
18 Janar 2011

1 thought on “Muhammad Ali shënon ditëlindjen e 69

  1. Me te vertet eshte ikon dhe do te mbetet ka qen nje artist ne ring,ka qen vallezues i ringut,si te them gjentelmen dhe sportist i vertet dhe besoj se Muhamed Ali eshte idol i qdo bokseri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.