RTK

RTKLive
1 Maj, 2024

Don King dhe Bob Arum pajtohen për të realizuar duelin Cotto dhe Mayorga

2 min read

Promoterët e njohur Don King dhe Bob Arum janë takuar në qytetin New York ku kanë arritur marrveshjen për duelin e radhës ndërmjet Miguel Cotto dhe Ricardo Mayorga. Don King dhe Bob Arum për shumë vite nuk kanë bashkëpunuar dhe ja tani, ata u pajtuan dhe realizuan këtë duel. Dy menagjerët e kanë pasur parasysh takimin dhe realizimin e këtij dueli, pasi bashkëpunimi është me mjaft rëndësi. Dueli i dy boksierve të njohur do të zhvillohet me 12 Mars në “MGM Grand“ në Las Vegas.

Cotto deri më tani ka zhvilluar 37 duele profesionale, ku ka shënuar 35 fitore (28 KO) dhe 2 humbje. Ai ka fituar disa boksier të njohur si Shane Mosley, Zab Judah, Oktay Urkal, Paul Malignaggi, ndërsa dy humbjet i ka pësuar nga Manny Pacquiao dhe Antonio Margarito. Ndërkohë Ricardo Mayorga ka zhvilluar 38 duele profesioniste, dhe ka shënuar 29 Fitore (23 KO), 7 humbje dhe 1 barazim. Mayorg ka fituar ndaj Fernando Vargas, Vernon Forrest ndërsa ka humbur nga Oscar De La Hoya, Shane Mosley, Felix Trinidad, Cory Spinks.

Në konferencën për gazetar që u mbajt ditë më parë, të dy boksierët e fyen njëri tjetrin, duke shkëmbyer fjalë ofenduese njëri tjetrit, deri sa erdhi deri te kacafyetja, por sigurimi reagoi shpejt dhe nuk lejoi ndonjë spektakël para duelit. Kjo do të bëj duelin e tyre edhe më intersant me 12 Mars. Ky duel do të zhvillohet falë meritave të promoterëve Don King dhe Bob Arum, të cilët ringjallën të dy boksierët që të luftojnë edhe një herë për titull të kampionit botëror.

Foto : Chris Farina/Top Rank

Kosovaboxing.org
22 Janar 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.