RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2024

Ndërpritet dueli Holyfield dhe Williams me vendim të pakontestueshëm

2 min read

Evander Holyfield nuk ka arritur më shumë se veç një luftë të vendosur të pakontestueshëm. 48-vjeçarit Holyfield, ndryshe nga hera e fundit kur humbi duelin me Valuev me shumë padrejtësi, kësaj radhe u ndihmua nga gjyqëtarët dhe lufta u vendos si e pakontestueshme, edhe pse Williams ishte më i mirë gjatë tre raundeve. Pas një përplasje kokë me kokë, Holyfield mori një godtije të rënd në syrin e majtë, dhe dueli u ndërpre nga gjyqëtari Dave Johnson. Holyfield i cili njifet se ka boksur mirë me kokë, dhe që ka shfrytëzuar gjithëmonë kokën e tij, kësaj radhe ishte Williams që e lëndoi atë. Ishte kjo një goditje jo e qëllimshme nga Williams. Holyfield gjatë karierës së tij ka fituar disa duele me kokë, e një prej duele që mbahet mend, është ajo e vitit 2002 kur e qëlloi Rahmanin në raund të tetë dhe fitoi duelin IBF eliminator. Titulli WBF mbetët te Holyfield dhe ai pritet sërish t`a mbroj me 5 Mars me Brian Nielsen në Kopenhagë të Danimarkës, ndërsa nuk e dimë ende se a do të ketë revansh me Williams. Holyfield para këtij dueli theksoi se pas këtyre dy dueleve do të kërkon të sfidon titullin e kampionit botëror kundër njërit prej vëllezërve Klitschko. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga tabori i Klitschkove.

Artan Vërbica
24 Janar 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.