RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

K-1: Ekipi “It’s Show Time” planifikon të thej akullin edhe në Amerikë

1 min read

Ekipi i njohur nga Holanda, “I`ts Show Time” planifikon të mbaj turne edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kampion i klubit të tyre është Hesdy Gerges. Në klubin holandez, gjendet edhe kick-boxieri ynë, Kreshnik Rrustemi, i cili mbron ngjyrat kuq e zi dhe në çdo duel paraqitet me flamur kombëtar. Kryetari i klubit, Simon Rutz, që është në krye të klubit për shumë vite, ka pasur vitin e kaluar bisedime për t`a bler Federatën më të fortë në botë, K-1. Pretendimet e tij janë që në të ardhmen të zmadhohet me projektet e tij. Në Amerikë, kick-boxi qëndron shumë mbrapa boksit, dhe sporteve tjera luftarake si MMA, me versionet UFC, Strike Force, etj. Poashtu klubi “I`ts Show Time” ka përfaqësuar shumë kick-boxier të tyre në K-1 dhe çdo vit ata arrijnë me shumë përfaqësues të tyre, deri në finalet përfundimtare. Ndër ta janë: Hesdy Gerges, Tyrone Spong, Giorgio Petrosyan, Melvin Manhoef.

Armend Fetahu
24 Janar 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.