RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Elvir Muriqi kundër Allen Green me 2 Prill ?

2 min read

Boksieri ynë i mirënjohur Elvir Muriqi do të boksoj me 2 Prill kundër boksierit amerikan Allen Green. Muriqi i cili duelin e fundit e fitoi kundër Daniell Judah me 20 Nëntor të vitit të kaluar, këtë vit synon më shumë. “Gjatë vitit 2010 pata vetëm një duel. Nuk jam i kënaqur që vetëm një herë boksova. Kur nënshkrova vitin e kaluar me Don King, më premtoj se do të luftoj për titullin e kampionit botës kundër Tavoris Cloud, dhe kjo ishte arsyeja pse nënshkrrova me Don King,  por kjo nuk u realizua. Në fund të vitit u riktheva me një fitore të vlefshme dhe pretendoj këtë vit më shumë se vitin e kaluar“ deklaroi Muriqi për Kosovaboxing.org.

Njeriu që theu barrierat ndërmejt Muriqit dhe Don King, ishte menagjeri Andry Havich i cili realizoi duelin e vetëm e vitit të kaluar të Muriqit. Ai ka marruar tash për sipër t’a realizoj duelin e 2 Prillit kundër Allen Green. “Ka mbetur vetëm firma të vihet mbi letër“ thekson Muriqi. “Ky duel nuk do të jetë për ndonjë titull, por i vlefshëm për t`u rikthyer në ranglistat ku isha më parë. Nuk dëshiroj dëshiroj të spekuloj se çka do të ndodh më tej, me promoterin Don King, por unë e shoh të arsyeshme të ndahem sa më parë me te, sepse nuk e mbajti premtimin e tij“ tha më tej Muriqi i mllefosur.

Allen Green i cili luftoi në “Super Six Middleweight“ vitin e kaluar ka kaluar në një peshë më të lartë. Green tani do të sprovon vetën në kategorinë gjysmë të rënd dhe sfida e parë e tij do të jetë me boksierin tonë. Green ka rekord prej 29 fitore (20 KO) dhe 3 humbje dhe humbi dy duelet e fundit në kuadër të turneut “Super Six Middleweight“ndaj Andre Ward dhe Gleen Johnson. Dueli Muriqi dhe Green do të zhvillohet në Kompleksin të Sportit, Aviator në Brooklyn të New York-ut.

Artan Vërbica
28 Janar 2011

2 thoughts on “Elvir Muriqi kundër Allen Green me 2 Prill ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.