RTK

RTKLive
20 Maj, 2024

Jetmir Kuçi bokson kundër Mugurel Sebe në tre vjetorin e Pavarsisë së Kosovës

2 min read

Boksieri më i mirë në Shqipëri në dy dekadat e fundit, Jetmir Kuçi do të boksoj me 16 Shkurt në Prishtinë, për nder të tre vjetorit të Pavarsisë së Kosovës. Kuçi për kundërshtar do të ketë rumunin Mugurel Sebe. Kuçi ka debutuar vitin e kaluar në boksin profesionist duke zhvilluar katër duele dhe ka shënuar të gjitha fitore, tre me ndërprerje. Ndërsa romuni Sebe, ka eksperiencë  të madhe në boksin profesionist, ku deri më tash ka zhvilluar 69 duele profesioniste dhe ka bilanc prej 13-54-2 (3 KO). Sebe radhitet  i 429 në boxrec.com. Në parameç të këtij dueli do të jenë edhe disa duele interesante ku do të marrin pjesë,  Kristian Demaj, Kristian Shytani, Alban Bermeta nga Shqipëria dhe Bujar Sejdiu dhe Myrvete Uka nga Kosova. Pra do të ketë boks të bukur dhe cilësor. Promoter i kësaj ngjarje do të jetë legjenda e boksit të Kosovës, Aziz Salihu, ndërsa do të mbikqyrët nga Federata Profesioniste e Boksit të Kosovës.

Kuçi tash e tutje do të bokson me licencë profesioniste të Kosovës, ndërkaq menagjeri i FboxProfK, Nexhmedin Zeka ndjen kënaqësi që edhe Kuçi do të përfaqësoj Kosovën në boksin profesionist. “Kam kënaqësinë t`ju ndihmoj të gjithë boksierëve që dëshirojnë të marrin licencën tonë. Kuçi është njëri ndër ta që do të përfaqësoj Kosovën. Edhe boksierët tjerë nga Shqipëria si Fatjon Murati, Orial Kolaj, boksojnë në Evropë me licencë të Kosovës” deklaroi Zeka për Kosovaboxing.org.

Aziz Salihu tani ka bërë të gjitha përgaditjet për këtë eviniment dhe ka marr përkrahjen nga institucionet e vendit nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria për Rini dhe Kulturë, që kjo ngjarje të jetë joshëse me 16 Shkurt. “Kjo do të jetë një ngjarje e madhe. Shikuesit do të kenë rastin të shofin boks mjaft kualitativ” theksoi Aziz Salihu për Kosovaboxing.org. Për hollësit tjera do të na informojë Aziz Salihu, në ditët e ardhshme nëpërmjet një konference për media.

Artan Vërbica
28 Janar 2011

1 thought on “Jetmir Kuçi bokson kundër Mugurel Sebe në tre vjetorin e Pavarsisë së Kosovës

  1. eshte nje paralajmrim mjaft i mire prandaj shpresoj se do te jete nje ngjarje e mirefillt per boksin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.