RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Dawson apo Pascal do të jetë fitues ?

1 min read

Të shtunden me 14 Gusht në Bell Centre në Montreal do të takohen dy boksierët më të mirë në kategorinë gjysmë të rënd, Chad Dawson dhe Jean Pascal. Dueli do të jetë i vlefshëm për titullin WBC dhe do të kemi ndoshta boksierin më të mirë të kësaj kategorie. Pascal 25-1-0 (16 KO) është kampion aktual dhe ka mbrojtur titullin dy herë deri më tani, mirëpo sfida e shtundës është më e forta për te.  Pascal ka fituar titullin e WBC-së vitin e kaluar pikërisht kur Chad Dawson la titullin e WBC-së vakant. Ai mposhti kanadezin tjetër me origjinë romune Adrian Diaconu me vendim unanim. Më pastaj Pasqual mposhti Silvio Brancon me TKO 10. Mbrojtjen e dytë të titullit Pasqual e fitoi sërish në revansh me Adrian Diaconu ku përsëri e mposhti me vendim unanim. Ndërkohë Chad Dawson 29-0-0 (17 KO) ka pasur sfida më të forta në karierë duke i mposhtur shumë boksier të njohur si Antonio Tarver, Glen Johnson, Tomzs Adamek e shumë tjerë. Ring Magazine e ka përzgjedhur këtë duel si meçin e vitit në kategorinë gjysmë rënd. Bota do të shoh një fitues me 14 Gusht. A do të jetë Pasqual apo Dawson, do të shohim.

Artan Vërbica
13 Korrik 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.