RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Analizë: Teddy Atlas trainer i sukseshëm apo dështak!

5 min read

Teddy Atlas i lindur me 29 Korrik 1956 në “Staten Irland” në New York. Askush nuk e kishte pritur që djaloshi i doktorit të bëhet, boksier, trainer dhe komentator i boksit. Edhe pse u edukua nga një familje intelektuale, ai ishte një vagabond i vërtet i New York-ut i cili la shkollën e mesme dhe u arrestua disa herë sa ishte në moshën adoloshente. Jeta e tij ishte e tmershme ku merrte pjesë në luftat e rrugës “Street Fight” që organizoheshin pikërisht nga Atlas, e këtë gjë e bënte pa u trembur fare, ndonjëherë edhe me thika.

Karierën e tij të boksit e mësoi tek traineri legjendar “Hall of Fame” Cus D`Mato, por u detyrua të penzionohet pasi mori një lëndim dhe e braktisi boksin si boksier. Cus D`Mato i kërkoi që Atlas të bëhet asistent i tij dhe këtë e pranoi me plot dëshirë. Karierën e sukseshëm të trainerit e arriti me njërin ndër boksirët më të mirë të gjitha kohrave, Mike Tyson, i cili për katër vite ishte trainer i tij në boksin amator. Ai e mësoi Tysonin çdo gjë në boks, por më pastaj Tyson vazhdoi me boksin profesionist me trainerin Kevin Rooney. Pas vdekjes së trainerit Rooney dhe daljes nga burgu nga Mike Tyson, ai e bashkangjitet përsëri trainerit të fëmijërisë Teddy Atlas. Pas skandaleve dhe daljes nga burgu nga Tyson, Atlas tregoi se mund t`a kthej në rrugë sërish të suksesit dhe këtë e bëri në fillim por u largua kur e kuptoi se Tyson ishte shkatëruar. Atlas arriti të përgadit edhe shumë boksier të tjerë dhe të arritë suksesin që e kishte me Tyson.

Ai gjatë karierës së tij ushtroi shumë boksier të njohur.  Ambiciet që Atlas i kishte, tregoi kur mori t`a ushtronte Michael Moorer kundër kampionit botëror, Evander Holyfield. Moorer i befasoi të gjithë dhe me instrukcionet dhe gjërat që ia mësoi Atlas, e bëri që të fitoj Holyfield-in. Atlas ishte edhe trainer i boksierit tonë të famshëm Elvir Muriqit. Promoteri Joe De Guardia duke pare talentin e boksierit tonë, i kërkoi nga Teddy Atlas që të ushtroj Muriqin, të cilën konsiderohej si njëri ndër talentet më të medhenjë në atë kohë në Amerikë. Ai bëri çudira me Muriqin por nuk arriti sukseset siç i arriti me Tyson, Moorer dhe të tjerë.

Atlas u zhgënjye nga shumë boksier dhe u tërhjek nga detyra e trainerit dhe u përkushtua më shumë në rolin e analistit dhe komentatorit në kanalin televiziv ESPN. Ai edhe sa punonte si trainer, përherë kishte dëshirë dhe talent edhe për komentator, gjë që për TV NBC komentoi Lojrat Olimpike 2000, 2004 dhe 2008. Ai ka publikuar edhe një libër reth jetës së tij “From street to the ring” nga rruga deri në ring nga autori Peter Alson. Atlas i rikthehet rolit të trainerit duke dëshmuar se ka edhe më tej të jap si trainer. U rikthye me 2009 si trainer i Alexander Povetkin. Povetkin kishte mundësinë t`a sfidoj Klitschkon tani me 11 Shtator, por Atlas nuk e lejoi, arsyen nuk e dimë. Ndoshta oferta prej 2 milion dollar, ishte qesharake, por shumë analistë botëror e akuzuan për këtë gjë dhe theksojnë se ai nuk ka aftësi që ta sjell Povetkinin ta bëj kampion bote.  Por si qëndron e vërteta? Ajo mund të jetë ndryshe! Disa mendojnë kundër Atlas, por disa mendojnë se Atlas është njeri i duhur për Povetkin. Edhe analisti i “East Side Boxing” James Slater ditë më parë theksoi se të njejtën gjë e bëri krahasimin edhe me Elvir Muriqin, kur ja humbi kohën dhe nuk e lejoi të sfidoj titujt botëror në vitet më të mira të boksierit tonë, por a ka drejt, këtë le ta mendon gjithsecili për veti. Mund të themi se edhe kur Muriqi boksoi me Sam Ahmad me 2002 dhe e akuzuan Teddy Atlas, se Muriqi ishte i ri për përballjet e forta si me Ahmad, pra është edhe e kundërta e kësaj vepre të tij.

Shumë ekspertë dhe analistë botëror e konsiderojnë si njërin ndër trainerët më të mirë të gjitha kohrave por disa e quajnë frikacak dhe dështak? Cila është e vërteta, ne për kohë të gjatë e kemi studijuar karierën e tij, mirëpo definicioni i vërtet mungon.

Kosovaboxing.org si redaksia më gjërë në trojet shqiptare por edhe më gjërë, kontaktoi yllin tonë Elvir Muriqin dhe morrëm opinionin e tij lidhur me trainerin Teddy Atlas, sepse Muriqi për gjashtë vjet ka punuar me Atlas. “Teddy Atlas është njeri më i mirë në jetën time,  që e kam takuar. Edhe pse jam ndarë nga ai, atë e kam si baba të dytë. Ai më mësoi shumë gjëra ne boks dhe më bëri burr të vërtet. Ai më bëri që të mos i frikësohem askujt, më bëri ky që jam sot. Nuk pajtohem me kritikat e analistëve. Ai e shef boksierin e tij kur është i përgaditur dhe a mundet. Ai e çmon boksierin e tij si fëmijë të vetin, prandaj ai është njeri i madh, edhe në ring por edhe në rrugë” theksoi Muriqi.

Ndërsa sa i përket anulimit të ndeshjes me Alexander Povetkin, ai tha: ”Sigurisht se ndoshta nuk është i përgaditur për Klitschkon. Por unë mund të them se nuk është në pyetje paraja por siguria dhe ndërtimi i karierës së Povetkin. Ndoshta është frikësuar edhe pse televizioni HBO nuk e kishte ndërmend t`a emitonte duelin. Janë shumë arsye për ta kuptuar Atlas, që merriton çdo lavdatë dhe rrespekt” tha Muriqi.

Teddy Atlas është dhëndër shqiptar dhe ka dy fëmijë, vajzën Nicole dhe djalin Teddy junior.Gruaja e tij, Elena është nga qyteti i Lezhës mirëpo jeton prej kohësh në Amerikë, mirëpo e flet edhe gjuhën rrjedhshëm shqipe.

Kosovaboxing.org kontaktoi poashtu Teddy Atlas dhe ishte mjaft mirënjohës që një medium shqiptar e kontakton atë. Ai nuk deshi të flasë shumë për sukseset e tij për Tyson dhe Muriqin por i përshëndeti të gjithë shqiptarët kudo në botë. “Mburrem që e kam gruan shqiptare dhe fëmijët e mi janë shqiptarë” tha në fund Atlas për Kosovaboxing.org. Për gjërat që biseduam me të, më tha që mos ti publikoj, ishte mjaft i thjeshtë.

Artan Vërbica
12 Gusht 2010

4 thoughts on “Analizë: Teddy Atlas trainer i sukseshëm apo dështak!

  1. Bravo Artan, vallah i fort je……
    Shume analiz e fort koka bre, hallall te qoft!!!!

    Pershendetje

  2. Me respekt shum analiz e mir
    falimnderit shum artan zoti ju ndimoft gjithve
    qe po beni per kto te dhena per gjith boksieret mbar shqiptar.

  3. mendimi im : Atlas ka ber shume per boksier por ka edhe disa ane negative.Siq eshte rasti me Povetkinin . Sipas mendimit tim Povetkin eshte boksier i cili munde ta mposht qdo boksier ne bote dhe eshte dashur dyluftimi me Klitschkon .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.