RTK

RTKLive
7 Maj, 2024

Pascal mposht Dawson me “Head but”

3 min read

Bell Centre, Montreal, Kanadë, 14 Gusht 2010 – Kanadezi Jean Pascal 26-1 (16 KO) ka mposhtur të pamposhturin deri më tani amerikanin Chad Dawson 29-1 (17 KO) me goditje të papastër me kokë “Head but” ku e lëndoi keq arkadën e Dawson në raundin e 11-të. Lufta ishte mjaft e barabartë por në përfundim të duelit u pa se gjyqëtarët ishin në anën e Pascal . Si në çdo vend tjetër edhe në Kanadë u pa qartë se musafiri vështir fiton edhe pse Dawson ka një kredibilitet të madh në boksin botëror. Pasi që doktori dha shenjë që nuk mund Dawson të vazhdoj duelin Pascal ishte mjaft i gëzuar dhe filloi të festoj mirëpo Dawson i pakënaqur donte që të vazhdon. Gjyqëtarët e vlerësuan fitoren Pascal me 108-101, 106-103 dhe 106-103 gjë që nuk ishte merituar kjo fitore nga Pascal edhe pse ai gjatë gjithë kohës ishte agresor dhe gjuajti më shumë goditje por nuk e gjeten cakun aty ku duheshin. Kosovaboxing.org e vlerësoi duelin me barazim ose me fitore të ngushtë nga Dawson. Këtë e kemi dëshmi ku Pascal nuk dha diç më shumë Dawson.

Promoteri i Chad Dawson, Gary Shaw tha se do ngrej padi ndaj gjyqëtarit në ring Griffin i cili lejoi luftë të papastër nga Pascal dhe nuk e ndëshkoi me vërejtje kur e goditi me kokë por e quajti fatkeqësi. “Kjo është fatale se çka ndërmori sot gjyqëtari” tha Shaw. Ai më pas tha se do t`a padis edhe gjyqëtarin tjetër reth ringut  Jack Woodburn i cili e gjykoi me 108-103 në të mirë të Pascal. “Do të kemi revansh shumë shpejt se kjo nuk ishte normale dhe do të shofim si do të kaloj herën tjetër Pascal kundër Dawson” tha në fund Shaw i cili ishte mjaft i frustuar me vendimet e gjyqëtarëve.

Revanshi do të ndodh pasi kjo ishte përcaktuar edhe në kontratë nga te dy boksierët. Tani kur ky duel u shëndrua në dramë, atëhere revanshi do të jetë i shumë pritur nga fundi i vitit. Pas disa vitesh do të ndodhin disa duele të një pas njëshme në kategorinë gjysmë të rënd sikurse që ishin mes Tarver dhe Roy Jones tre duele edhe kjo mund të jap një fitore në revandh nga Dawson dhe të kemi edhe duelin e tretë mes tyre.

“I tregova botës nëpërmjet kanalit televiziv HBO se unë jam mbret i ri i botës në boks në kategorinë gjysmë të rënd” deklaroi Pascal pas duelit.

Kosovaboxing ju sjell goditjet e vlerësuara e të numëruara nga tv HBO  :

Round 1 : Pascal 9, Dawson 7 (10-9)
Round 2 : Pascal 7, Dawson 8 (19-19)
Round 3 : Pascal 14, Dawson 10 (29-28)
Round 4 : Pascal 9, Dawson 12 (38-38)
Round 5 : Pascal 8, Dawson 11 (47-48)
Round 6 : Pascal 6, Dawson 14 (56-58)
Round 7 : Pascal 11, Dawson 13 (65-68)
Round 8 : Pascal 15, Dawson 11 (75-77)
Round 9 : Pascal 13, Dawson 19 (84-87)
Round 10 : Pascal 18, Dawson 11 (94-96)
Round 11 : Pascal 4, Dawson 18 (103-106)

Kjo është statistika e kësaj ndeshje duke treguar se ka qenë e kundërta dhe Dawson është dashur të jetë kampion, por tani kjo është vendosur dhe Pascal mban titullin tek ai. Gary Shaw kishte të drejt që ankohej. Besojmë që ankesa do të dorëzohet dhe revanshi do të ndodh diku në Amerikë kësaj radhe dhe do të shofim kampionin e vërtet të kësaj kategorie.

Artan Vërbica
15 Gusht 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.