RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Analizë: A arsyetohet humbja e Haye nga Klitschko ?

3 min read

Meçi i shumë pritur ndërmjet Wladimir Klitschko dhe David Haye nuk i përmbushi parashikimet e pritura. Wladimir Klitschko boksoi aq sa ju desht për të fituar këtë meç, ndërsa David Haye ishte nën hijen e tij, dhe nuk e arsyetoj premtimin e dhënë i cili shumë herë theksoi se do të mposht Klitschkon me KO. Në ditën e arritjes në Hamburg të Gjermanisë, Haye për media e përshkroi vetën me tigrin ndërsa Klitschkon me majmunin, por ndodhi e kundërta, sepse ishte Klitschko në ring tigri i cili dëshironte luftë dhe ai që i vërsulej, ndërsa Haye nuk bëri diç më shumë, por veç ikte, bënte lëvizje të panevojshme, u rrëzua disa herë dhe luante si majmuni i vërtet. Haye kishte deklaruar se do të penzionohet pas këtij meçi, por pas duelit në konferencë për media i kërkoj revansh Klitschkos. “Nuk e kuptoj si mund të kërkosh revansh, kur sapo unë dhe ti u ndeshëm. Tani kërkon revansh, por ti nuk bërë asgjë që unë të jap revanshin” ishte i prerë Klitschko. Se a do të ndodh revanshi apo jo, kjo do të shifet më pastaj, por Wladimir ka të drejt. Haye arsyetoj vetën se e kishte thyer një gisht të këmbës  dhe kjo kishe ka qenë arsyeja e humbjes, por a ishte e vërtet apo jo, kjo nuk e arsyeton atë. Edhe i madhi Mike Tyson kishte lënduar keq shpindën para meçit me Larry Holmes, dhe mjekët e kishin sygjeruar ta anuloj meçin apo ta shtynë për një date të re, por ai ishte dal në ring për të luftuar dhe për të fituar, dhe këtë e kishte arritur,  këtë gjë Haye nuk e bëri. Nëse dikush do të duhej të kërkonte revansh atëhere do të mund ta bënte këtë, kubanezi Odlanier Solis i cili kishte fatkeqësi kundër Vitali Klitschkos. Por ajo që të gjithëve na intereson se a ka kush që mund ti zbres Klitschkot nga froni. Disa mendojnë se nuk ka, disa thojnë se vetëm pleqëria do ti detyrojë të vijnë kampionët tjerë botëror. Kush janë ata që mund ti rezikojnë Klitschkot në të ardhmen. I pari që do të jetë në sfidë të vërtet, do të jetë Vitali Klitschko i cili do të boksoj kundër polakut Tomasz Adamek. Gjasat janë 50-50 sipas mendimit tim, sepse Vitali ka fillaur ta humb atë shkëlqimin e tij, ndërsa Adamek i cili ka qenë kampion botëror në kategorinë gjysmë të rend dhe kruzer, ka gjasa që mund të fitoj.  Odlanier Solis ka operuar këmbën dhe do të pres edhe disa kohë për rastin tjetër. Ai që mund të jetë tjetër është Alexander Povetkin i cili ka të gjitha elementet për fitore, eksperiencën e mjaftueshme, ka fituar çdo gjë në boksin amator, ka forcën,  kombinacionet, goditjet e forta që mund ti japin shansin për fitore, por si do të shkojnë gjërat do të shofim në të ardhmen. Wladimir Klitschko pas meçit deklaroi se nuk e ka ndërmend të penzionohet. Ai dëshiron pareshtur edhe shumë meçe në të ardhmen. Lufta e radhës për të do të jetë në muajin Dhjetor apo në fillimi të vitit 2012. Sigurisht që Klitschko do të përzgjedh një sfidues të lehtë, për ti dhënë vetit akoma siguri për ndonjë meç të rëndësishëm që mund ta pret atë në vitin 2012, e ajo do të jetë me Alexander Povetkin sipas të gjtha gjasave. Në  ditët në vijim do t`ju sjellim rreth përgaditjeve të fshehura nga Povetkin me trainerin e njohur Teddy Atlas, që është duke i bërë për ta mposhtur Klitschkon.

Artan Vërbica
6 Korrik 2011

6 thoughts on “Analizë: A arsyetohet humbja e Haye nga Klitschko ?

  1. Pershendetje te gjitheve!
    Analiza juaj po me pelqen, por kur flitet per kundershtar te Klitschkove une besoj se Solis ne vitin e ardhshem 2012 do ti zbres nga froni me radhe te dy Klitschkot. Aleksander Povetkin eshte i forte por gjasat i ka me te vogla se Solis, ndersa Tomaz Adamek nuk paraqet fare rrezik per Klitschkot, kuptohet sipas mendimit tim.

  2. Alexander Povetkin e kam pa dy here live s’eshte bokser qe mundet me i perballu Wladimirit ose Vitalit. I vetmi qe mundet me i rreziku ne te ardhmen eshte Finlandezi Robert Helenius, nihere per nihere s’shoh bokser qe munder me i ndal.

  3. Jam i pajtimit edhe une me Arbenin tek Helenius, e shoh nje boxer shume te mire, dhe besoj se po te ndeshet ky me njerin prej Kliqkove, i ka shanset e medhaja qe ti mposht se eshte i fort dhe i shpejt.

  4. Hellenius eshte i mire por osht i stilit Valuev dhe nuk ka shpejtesine, por ka te rame te forte. Ai nuk besoj qe mundet me fitu me Klitschkot.

  5. sipas mendimit tim askush nuk mund ti mposht vllerzrit klitschko vetem per disa arsye, sepse Klitschkot jane te gjate dhe te menqur, ne punen qe e bejne ne ring sidomos Wladimir ka nje teknik qe nuk e posedon asnje boksier ne bote dhe ka goditje te forta sidomos kur godet me kombinime. Ndesa Vitali ka grushtin e djatht qe esht veshtir ti perballosh, ky eshte mendimi im.

    Ju pershendes juve qe e doni sportin e boksit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.