RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Fury dhe Chisora ndeshën për titullin e Britanisë së Madhe me 23 Korrik

2 min read

Dy britanikët perspektiv Tyson Fury dhe Dereck Chisora do të takohen me 23 Korrik në stadiumin Wembley në Londër. Meçi do të jetë i vlefshëm për titullin e Britanisë së Madhe në kategorinë e rënd dhe poashtu për titullin tjetër Comonwealth. Të dytë janë të pamposhtur dhe kanë cilësi të larta për të sfiduar çdo boksier botëror. Dereck Chisora është parashikuar të boksoj me Wladimir Klitschko këtë vit, por Klitschko kishte anuluar meçin për të boksuar me britanikun tjetër David Haye. Edhe Fury poashtu konsiderohet si njëri ndër më të mirët në Ishull por edhe më gjërë. Fury pat deklaruar para përballjes Klitschko dhe Haye se bashkëkombasi i tij, Haye nuk gjasa kundër Klitschkos, ai pati thënë: “Haye nuk është nivel i Klitschkos. Ai nuk është më i mirë as se unë, por as Chisora. Ne te dy mundemi ta mposhtim” kishte thënë Fury.
Tyson Fury adhurohet mjaft shumë nga britanikët dhe shumë anglez dëshirojnë të shofin një duel ndërmjet tij dhe David Haye, ndërsa që Dereck Chisora nuk është mjaft i popullarizuar, pasi preardhja e tij është nga Zimbabve e Afrikës. Për të filluan të kuptojnë vetëm atëherë kur Klitschko e nominoj si mandatorin e tij të ardhshëm për mbrojtjen e titullit. Rezultatet e tyre janë mjaft të mira deri më tani. Fury ka rekord prej 14-0 (10 KO), por ende nuk ka boksuar me ndonjë sfidues të denjë për ti treguar vlerat e tij. Dereck Chisora poashtu ka rekord prej 14-0 (9 KO), por ndryshe nga Fury, Chisora është kampion aktual i Britanisë së Madhe ku ka mposhtur Sam Sexton me TKO 9 dhe poashtu Danny Williams me TKO 2. Këto dy fitoret e fundit i japin më shumë vetëbesim dhe eksperiencë Chisoras, por meçi do të jetë i hapur dhe i paparashikuar sa i përket fituesit. Mediat Britanike spekulojnë se fituesi i këtij dueli do të jetë sfiduesi i radhës për Wladimir Klitschko.

Artan Vërbica
8 Korrik 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.