RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Bedarin Toma kundër Joseph Marwa me 26 Korrik

2 min read

Boksieri ynë perspektiv Bedarin Toma do të ketë meçin e radhës me 26 Korrik në qytetin Sochi në Rusi. Toma 3-1-0 (1 KO) do të boksoj kundër afrikanit Joseph Marwa 24-17-1 (7 KO), i cili është i njohur për opionionin tonë, pasi vitin e kaluar pat boksuar kundër Nuri Seferi duke humbur me vendim unanim. Ky meç deri më tani do të jetë sfida më e madhe për boksierin tonë nga Lezha i cili karrieren e boksierit e pat filluar në Amerikë ndërsa tash e disa vite është duke jetuar dhe promovuar me mjaft sukses në Rusi. Dueli Toma dhe Marwa do të jetë në 8 raunde. Deri më tani Toma ka boksuar të gjitha meçet deri në 4 raunde dhe kjo do të jetë një sfide e vërtet, pasi ai nuk ka ndonjë meç të zhvilluar në tetë raunde dhe tjetra ështe se po bokson me një boksier të kalibrit të fortë. Fitorja e Tomës ndaj Marwa do ta përparonte mjaft në ranglista botërore ku Toma është këmbëngulës për të boksuar për ndonjë titull në të ardhmen. Ditë më parë ai për Kosovaboxing.org kishte deklaruar se ka dëshirë të madhe të boksoj në të ardhmen me ndonjërin nga vëllezërit Klitschko, por kjo për momentin duket shumë e vështirë pasi Toma nuk gjendet akoma i ranguar në asnjë nga federatat botërore, por shpresojmë se me fitoren ndaj Marwës ai do të përparon dhe do të ec drejt rrugës së ndonjë titulli.

Dardan Fejzullahu
7 Korrik 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.