RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Xhek Paskali inkuadron MBC Ludwigsburg në “Bundesliga 2”

3 min read

Qyteti i Ludwigsburgut të Gjermanisë është përmendur shumë këtë vit në opinionin e boksit. Ka qenë qyteti ku është parashikuar rikthimi i Luan Krasniqit kundër Jonathon Banks, dhe ky qytet ndoshta ka pas bujën më të madhe sa i përket ngjarjeve të sporteve të ndodhura në këtë qytet, por ja që fatkeqësisht Luan Krasniqi pati ftofje dhe rikthimi i tij u shty edhe për një kohë, por prapë përflitet se Krasniqi do të rikthehet në muajin Tetor, pikërisht në Ludwigsburg. Në këtë qytetezë simpatike prapë vjen një shqiptar që e bën këtë qytet të njohur, aq më shumë boksin, por kësaj radhe boksin olimpik. Ai quhet Xhek Paskali. Fitoret e tij për ekipin “MBC Ludwigsburg” e inkuadruan në ligën e dytë, në  “Bundesliga 2” të boksit amator në Gjermani. Talenti i tij po gjurmohet nga shumë ekspertë të boksit, qofshin ata të boksit amator dhe poashtu profesionist, por Paskali synon që edhe disa vite të vazhdoj me boksin olimpik.

Xhek Paskali u lind në Tiranë me 2 Maj 1990. Ai si fëmijë 2-vjeçar emigroi në Gjermani. Atje u integrua dhe u arsimua, por gjuhën shqipe e mësoi nga prindërit dhe sot e flet mjaft bukur dhe rrjedhshëm. Me boks filloi si 12-vjeçar. Këtë sport fisnik Paskali arriti ta mësoj ngadal duke pasur pasion të madh. Fitoret e tij të njëpasnjëshme këtë vit, ishin vendimtare për tu inkudruar në ligën e dytë në Gjermani “Bundesliga 2”. Tashmë ekipi ka ambicie dhe synon ligën e parë “Bundesliga” e cila është e më e forta në Evropë. Paskali vazhdimisht është duke u gjurmuar nga traineret e përfaqësuesës Gjermane, por ai ka dëshirë të përfaqësoj Shqipërinë. “Jan duke më përcjellur shumë trainer të përfaqësuese së Gjermanisë, por unë kam dëshirë të vesh fanelën kuq e zi dhe t`i mbroj ngjyrat e vendit ku kam lind” theksoi Paskali për Kosovaboxing.org.
Ai vitin e kaluar mori pjesë në kampionatin kombëtar të Shqipërisë ku u stolis me medaljen e artë duke u bërë kampion i Shqipërisë në peshën deri 75 kg. Aty iu ra në sy edhe selektorit Zef Gjoni dhe të tjerëve. Eshtë edhe dëshira e tyre që Paskali të përfaqësoj kombëtaren tonë. “Më kanë kontaktuar dhe pres shumë shpejt të pajisem me pasaport biometrike. Nëse shkon gjithçka si më kanë premtuar, unë do të përfaqësoj Shqipërinë në kampionatin botëror në Baku të Azerbejxhanit në muajin shtator” tha më tej Paskali.

Kombëtarës sonë i duhet lobimi dhe inkuadrimi i boksierve të till. Rasti i fundit ishte në kampionatin evropian ku boksierët tanë në sajë të papërvojës nuk arritën të kalojnë as xhiron e parë. Edhe pse kombëtarja jonë me talentët si Xhulio Vrenozi, Asmer Bilalli, Alban Bermeta, Kristian Demaj, duhet shumë punë dhe eksperiencë të madhe për kompeticionet botërore. Në këtë rast duhet një grumbullim i përbashkët i boksierve tanë që boksojnë në trevat tona dhe atyre që boksojnë në Diasporë, pamvarsisht nga cila trevë janë Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, apo Maqedoni, duhen të mbledhën më të mirët për ti mbrojtur ngjyrat e Kombëtares sonë. Poashtu boksieri ynë Albi Sorra i cili ka fitu medaljen e bronzt evropiane për të rinjë, duhet të grumbullohet, sepse Sorra është duke studijuar dhe njëkohësisht boksuar në Rusi dhe përvoja e tij nga Rusia mund ta ndihmoj mjaft Kombëtaren tonë. Ka edhe disa të tjerë që janë shumë të talentuar por duhet vetëm punë dhe përkushtim. Njëri prej tyre është Xhek Paskali i cili emri i tij akoma do të ndriqoj. Ai deri më tani ka zhvilluar 70 meçe, duke shënura 56 fitore, 13 humbje dhe 1 barazim.

Artan Vërbica
9 Korrik 2011

1 thought on “Xhek Paskali inkuadron MBC Ludwigsburg në “Bundesliga 2”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.