RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Wladimir Klitschko unifikon titujt me plot meritë

6 min read

Imtech Arena, Hamburg, Gjermani, 2 Korrik 2011 – Wladimir Klitschko ka realizuar ëndrën e jetës duke fituar tre titujt e kampionit botëror, versionet WBA, IBF, WBO. Pra vëllezërit Klitschko mbajnë të katër titujt botëror, gjë që vëllau i madh Vitali Klitschko mban atë të versionit WBC. David Haye ishte viktima e radhës, i cili nuk arriti të bën asgjë të bën në këtë meç. Ai kishte dhënë shumë fjalë këto dy vite, por nuk arriti t`i arsyetoj ato që i kishte premtuar dhe kërcnuar. Klitschko 56-3 (49 KO) i cili u tregua mbizotrues ndaj Haye 25-2-0 (23 KO) pasi unifikoi titujt, mund të quhet kampion bote apsolut, që deri më tani nuk e kishte këtë epitet. Kosova Boxing ju sjell përshkrimindhe gjykimin  nga raundi në raund.

Round 1
Raundi i pare filloi me ambicie nga të dy boksierët. Ishte Wladimir Klitschko cili kishte incijativën dhe mori për sipër mbulimin e ringut, ndërsa Haye zhvillonte shpejtsinë e tij duke ju shmangur dhe kërkuar të sulmoj me kundërsulme, por ky raund vetëm se u ble nga te dytë, ndonëse Klitschko dha dy goditje ndërsa Haye vetëm një. Klitschko 10-9 Haye

Round 2
Edhe në raundin e dytë e njejta gjë filloi nga Wladimir Klitschko i cili u pa qartë se ai dëshironte ta mbajë meçin nën kontroll. Klitschko në fillim të këtij raundi përsëri dha dy goditje të pastërta, por më pastaj Haye ishte ai i cili iu kundërvy me dy goditje të bukura, por prapë në mbarim të raundit ishte Klitschko i cili plasoi dy goditje për të fituar edhe këtë raund. Klitschko 20-18 Haye

Round 3
Dy minutat e parë të raundit të tretë kaluan pa asnjë goditje edhe pse kishte tentativa nga te dy. Më pastaj Klitschko jep një direkt efektiv,  por më pastaj Haye i kthehet me dy goditje të bukura të një pas njëshme, por Wladimir stabilizohet mirë dhe në fund jep dy goditje të mira gjë që Haye në fund jap një direkt të majt duke lënë meçin të bëhet edhe më interesant. Ky raund përfundoi me barazim. Klitschko 30-28 Haye

Round 4
Në raundin e katërt u pa dominim apsulut i Wladimir Klitschkos ku i dhuroi Hayes gjashtë goditje në këtë raund, ndërsa Haye arriti vetëm një goditje të plasoj, gjë që ishte mjaft pasiv për t`ju afruar Klitschkos. Nga ky qast Haye u desht të shof vetën se nuk po arritë të bëj asgje me këtë sistem të boksuarit dhe u desht të ndryshoj diç. Klitschko 40-37 Haye

Round 5
Ky raund kaloi si të tjerët, ishte Klitschko i cili mbante incijativën, ndërsa Haye u shmange luftës. Dy minuta kaluan pa asnjë goditje, ndërsa në fund të raundit ishin dy goditje me direkt të majt nga Klitschko për të fituar edhe këtë raund. Klitschko 50-46 Haye

Round 6
Në raundin e gjashtë meçi filloi të bëhej edhe më monoton ku Haye nuk e di se çka dëshironte. Ai si duket kishte hyrë në këtë duel për të qëndruar 12-raunde në këmb si dukej, dhe kjo u dukë mjaft mirë ku Klitschko me disa goditje e fitoi prapë këtë raund. Goditjet me duar të gjata që nuk ishin goditje shumë të forta, por që prekte Klitschkon dhe bënte që diferenca të ishte në anën e Wladimirit, dhe kjo mjaftonte që ai të fiton çdo raund deri më tash. Klitschko 60-55 Haye  

Round 7
Ky ishte raundi më i bukur i këtij dueli ku zgjoi pak adrenalinën tek shikuesit e pranishëm, ku Haye i dha dy goditje të pastërta, ku më pastaj Klitschko iu hedh në shpind dhe kjo u sanksiunua nga gjyqëtari me minus një pikë. Klitschko vazhdoi luftën e tij të njëanshme por Hayed dhe një goditje më shumë për të fituar këtë raund me 9 me 8. Qasti më i bukur në këtë ndeshje ishte kur nuk gjatë gjithë këtij dueli nuk shiquam diçka atraktive, por shiquam një mbrojte nga Wladimir i cili në një qast ia ndali dorën mjaft mirë dorën e djathtë Haye-t, këtë e bëri për bukuri Klitschko dhe meritoi komplimente. Klitschko 68-64 Haye

Round 8
Edhe raundi i tetë kaloi mjaft plogësht dhe monoton ku pothuajse nuk u pa asgjë. Klitschko kërkonte luftë sërish ndërsa Haye shmangej. Në këtë raund u pa vetëm nga një goditje e cila përfundoi me barazim. Klitschko 78-73 Haye

Round 9
Në raundin e nëntë u pa edhe një raund i dominuar nga Wladimir Klitschko i cili  dha plot 11-të goditje të pastërta ndërsa Haye arriti vetëm dy sosh ti jap. Haye mori këto goditje me qëllim për të arritur te ndonjë goditje befasuese, por Klitschko ishte i vëmendshëm dhe nuk lejoi ndonjë befasi, ku fitoi këtë raund plotësisht. Klitschko 88-82 Haye 

Round 10
Në raundin e 10-të u pa mirë se Klitschko nuk do të lëshon pe dhe do të triumfoj, Haye ishte jashtë çdo kontekstit për luftë, ndëra Wladimir luftonte pastër duke fituar pikë të pastërta. Wladimir në një rast arriti me dy dirkte, një-dy t`a trondit bukur, por Haye i amortizoi mire. Wladimir fitoi edhe këtë raund duke dhënë nëntë goditje ndërsa Haye vetëm tre. Klitschko 98-91 Haye

Round 11
Në raundin e 11-të e pamë një lekcion të dhënë nga Wladimir Klitschko i cili ia humbi koncetrimin totalisht britanikut, gjë që Haye nuk dinte më se çtë bënte dhe u rrëzua nga vetvetiu tre herë. Në një rast edhe iu numërua nga gjyqëtari, gjë që kishte drejt gjyqëtari plotësisht, pasi kishte marr goditje dhe bëri simulim. Haye çdo here që pranonte goditje shikonte nga gjyqëtari pa arsye dhe ishte mjaft I pakuptimtë. Klitschko e fitoi edhe këtë raund pastër duke dhënë dhjetë goditje ndërsa Haye vetëm një here mund të thuhej se arriti ta godet. Klitschko 108-99 Haye

Round 12
David Haye e kishte kuptuar se e kishte humbur duelin pastër dhe në raundin e fundit do të kërkoj ndonjë “Knock-Out” por Klitschko e dinte këtë punë mjaft mire dhe nuk lejoi befasi. Ishte Haye që kërkonte këtë por ishte vonë për çdo gjë, sepse Klitschko ishte mjaft i vëmendshëm. Edhe pse nuk kishte asgjë konkrete, mund t`ia dhëjmë këtë raund pasi të dy dhanë nga tre goditje, por Haye ishte agresor. Haye fiton këtë raund. Klitschko 117-109 Haye

Të tre gjyqëtarët vlerësuan Wladimir Klitschkon fitues. Ata gjykuan kështu : Michael Pernick 118-108, Adalaide Byrd 117-109 dhe Stanley Christoudolu 116-110, gjë që dhanë vlerësim të drejtë, që edhe ne dhamë vlerësimin që e dha gjyqëtari Adalaide Byrd.

David Haye pas meçit dhe performancës së dobët u mundua ta arsyetoj vetvetën: “Pak ditë më pare kam thyer gishtin e këmbës, por nuk kam dashur që sërish ta anuloj meçin. Kjo më ka vështirsuar të jap atë që di unë” theksoi Haye pas meçit.

“Ai është frikësuar nga unë. Kam pritur më shumë sfidë nga ai, por është mbrojtur në mënyrë perfekte, që nuk arrita ta KNOCK-OUT-uj” theksoi Klitschko.

 Mbas kësaj mbetet të shifet se çka do të ndodh dhe kush do të jetë sfiduesi i radhës për Klitschko, ndërsa David Haye kishte deklaruar se do të penzionohet, por menjëherë pas këtij dueli,në mënyrë publike e ka ftuar edhe vëllai i madh Vitali për një mundësi për të boksuar me te pas Thomsz Adamek.

Në ditët në vijim do t`ju sjellim edhe një analyze rreth këtij meçi dhe gabimet që bëri Haye por edhe atë që shfrytëzoi Klitschko për të fituar, dhe çka do të na sjell kategoria e rënd në të ardhmen.

Artan Vërbica
3 Korrik 2011

 

1 thought on “Wladimir Klitschko unifikon titujt me plot meritë

  1. Pershendetje te gjitheve dhe falenderime per informacionet qe po na i ofroni çdo ditë.

    Dueli Klitschko vs Haye per mua ishte nje duel shume i bukur i cili nga roundi ne round behej me interesant, mbante pezull publikun, sigurisht dhe vete boksieret. Per mua Klitscho ka qene me i sakt por duhet vlersuar edhe Hayen i cili ishte i levizshem, te shumten e kohes me agresivitet boksieri ne fund te roundeve ishte i fresket, qelonte shume here Klitschkon dhe iu rezistonte pa veshtiresi goditjeve te tij, kjo vleresohet prej publiku dhe per mua ky duel sa qene keq te vleresohej baras, sepse nje barazim i till do ti paraprinte edhe nje dueli tjeter ndoshta me interesant Haye vs njeri prej vllezerve Klitschko.
    I uroj Solis sherim sa me te shpejt dhe perballje me njerin prej Klitschkove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.