RTK

RTKLive
1 Maj, 2024

Alekseev dhe Arslan ndahen me barazim

1 min read

Kampioni evropian Alexander Alekseev 23-2-1 (20 KO) dhe ish-kampioni botëror Firat Arslan 32-5-2 (21 KO), janë ndarë me barazim sonte në betejën për titull të kampionit evropian EBU, edhe WBO Intercontinental.  Arslan, 41-vjeçar boksoi në mënyrën më të mirë duke treguar formë mjaft të mirë. Ai ia arriti t`ia imponon meçin dhe ishte mjaft agresiv gjatë gjithë kohës. Ndërsa Alekseev edhe pse 10-vjet më i ri, nuk arriti të shfrytëzoj moshën e tij më të re, gjatësinë dhe direktet e tij.

Ky duel u transmetua në televizionin sportiv evropian, Eurosport. Komentatori britanik gjatë gjithë kohës lavdëronte Arslanin duke cituar, se Arslan 41-vjeçar po bokson si një tinejxher, e jo me këtë moshë. Por, kjo tregon se puna, vullneti e bën të vetën dhe me të vërtet Arslan ishte superior sonte, dhe barazimi ishte i pamerituar për te.

Dueli zgjati 12 raunde të forta, ndërsa dy gjyqëtarë meçin e vlerësuan me 114-114, ndërsa njëri ishte për Alekseev 116-113. Të mendimit shumë adhurues ishin se Arslan ishte më i mirë, por gjykimi i fundit mbetet i gjyqëtarëve.

I pranishëm në këtë mbrëmje ishte edhe Luan Krasniqi, i cili në çdo meç gjendet në përkrahje të Arslan. Në parameç të këtij dueli, debutoj Butrint Rama i cili shënoi fitoren e parë në boksin profesionist.

Artan Vërbica
11 Maj 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.