RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Bradley fiton ndaj Pacquiao me vendim kontraverz të gjyqëtarëve

1 min read

MGM Grand, Las Vegas, SHBA, 9 Qershor 2012 – Bota e boksit është shokuar mbrëmë kur boksieri më i mirë i dekadës së fundit Manny Pacquiao u shpallë humbës ndaj amerikanit Timothy Bradley. Dy gjyqëtarët e kishin vlerësuar fitues Bradley me 115-113, ndërsa njëri 115-113 Pacquiaon. Ky është vendimi më kontraverz në këtë vit dhe e pabesueshëm. Në një kohë kur të gjithë spektatorët pritnin të zhvillohet meçi Pacquiao dhe Mayweather, tani për ketë ende duhet pritur. Vendimi i gjyqëtarëve do të hetohet sepse Pacquiao ka dhënë gjatë duelit 253 goditje të pastërta e të numëruara, ndërsa Bradley 159. Dmth, Pacquiao ka qenë fitues.

Pas duelit në pres konferencë, Pacquiao u tregua si gjithëherë gjentil. “Unë e pranoj vendimin e gjyqëtarëve, por unë nuk kam humbur sonte” the Pacquiao.

Ndërsa Bradley i gatshëm për revansh. Dhe si të mos jetë kur, revanshi do ta pasurojë atë. “Presë të takohem me Pacquiao sërish në muajin nëntor” kishte theksuar Bradley.

Një analizë më të madhe rreth këtij meçi do t`ju sjellim në numrin e dytë në Kosova Boxing Magazine.

Kosovaboxing.org
10 Qershor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.