RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Mayweather dhe Pacquiao duhet të ndodh?

2 min read

Floyd Mayweather e ka treguar të gjithëve se se sa vlenë në ndeshjen kundër Miguel Cottos disa ditë më parë. 35-vjeçari tregoi njërën ndër luftat më të bukura të tij, duke rritur rekordin e tij në 43 fitore, pa humbje. Teknika, shpejtësia dhe mbrojtja e tij, ishin pikat triumfuese në këtë përballje. Ndërkohë portorikani Cotto, edhe pse humbi tregoi vlera të mëdha dhe njërën ndër ndeshjet më të bukura të tij, gjatë karrierës. Për Cotton kjo ishte humbja e tretë në karrierë. Ai më parë ka humbur nga Manny Pacquiao dhe Antonio Margarito. Ky meç ishte më i miri i këtij viti deri më tani, dhe meriton çdo lavdatë për të dy, ku bëri që të gjithë dashamirët e boksit botëror të jenë të kënaqur me atë që panë në MGM Grand në Las Vegas.

Por, a do të ndodh meçi i shumë pritur ndërmjet Pacqiuao dhe Mayweather? Kjo do të shifet në të ardhmen. Ka tre vite, që ka tentativa për t`u realizuar ky meç, por akoma shikuesit nuk po kanë mundësinë të shohin më të mirin e këtyre viteve të fundit. Vitin e kaluar ky meç ishte afër të realizohej, por Mayweather akuzoi Pacquiaon për përdorim të substancave të ndaluara dhe meçi nuk u realizua, pasi që Mayweather kërkoi që Pacquiao ti nënshtrohet testit të steroidëve dhe testit antidoping.

Ky meç do të duhet të ndodh. Bota dëshiron të shohë më të mirin. Ndoshta ky meç do ti tejkaloj edhe meçet historike si Thomas Hearns kundër Marvin Hagler, apo Thomas Hearns dhe Roberto Duran. Si dhe Roberto Duran kundër Hector Camacho. Nga ajo kohë po mungonë një meç asisoji që do t`i përngjante atyre dueleve nostalgjike.

Por kjo kategori nga velter, gjysmë e mesme dhe e mesme ka disa boksier akoma që do të sjellin çaste interesante. Përveç Mayweather dhe Pacqiuao, aty janë Juan Marquez, Antonio Margarito dhe duke mos e anashkaluar sërish Cotton i cili meriton respekt dhe me disa fitore tjera do të vije përsëri te shansat t`ju revanshohet, ndoshta Maywetherit dhe Pacquiaos.

Mayweather duhet të qëndroj disa ditë në burg, për shkak të dhunës familjare. Ai kishte rrahur gruan e tij, ndërsa gjyqi federal në Nevada e ka denuar me 90 ditë burgim. Amerikanët e kanë quajtur Mayweatherin, “HERO në Ring, ndërsa JO njeri në familje”.

Presim që dueli Mayweather dhe Pacquiao të ndodh në fund të vitit.

Artan Vërbica
9 Maj 2012

1 thought on “Mayweather dhe Pacquiao duhet të ndodh?

  1. Kta Dy Bokser Momentalisht jon Klass te Vertet,por Mos haroni se Po shum shpejti po vjen bokseri Kosovar Edis Tatli Dhe dot balafaqohet me kta dy Bokser.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.