RTK

RTKLive
16 Maj, 2024

WBA lejon dy kampion botëror, deri sa nuk bën trysni të shohim kampionin e vërtet!

2 min read

alexander povetkinwladimir klitschko  Prishtinë, 18 Janar – Kategoria e rënd është quajtur gjithmonë kategoria e mbretërve por ka shumë vite që nuk e shohim mbretin e vërtetë. Dy duele të mbretërve në kategorinë e rënd janë zhvilluar 15-vite më parë, cilësohet ajo ndërmjet Evander Holyfield kundër Lennox Lewis në vitin 1999 dhe Lennox Lewis kundër Vitali Klitschko me 2003. Po kalojnë 10 vite që nuk kemi një super duel dhe një unifkim të titujve.

Dhe sot jemi të lodhur duke pritur se cili do të jetë viktima e përzgjedhur e Wladimir Klitschko apo Vitali Klitschko që po vazhdon, dhe nuk e dimë edhe për sa kohë kjo do të vazhdojë.

Dekada e fundit ka rënduar rënd boksin, sepse Lennox Lewis u penzionua me 2003-ën duke e lënë bosh kategorinë e rënd, ku më pas titujt e tij ranë në duar të Chris Byrd, John Ruiz, Lamon Brewster e më keq u bë kur në fron hypën vëllezërit Klitschko dhe Nicolai Valuev. Disi vakumin e prishi pak David Haye kur mposhti gjigantin Valuev, por edhe ky pati rastin kundër Klitschkos së vogël por nuk bëri asgjë.

Në fund të vitit 2012 u pëshpërit dhe u përfol mjaft për një duel të mundshëm ndërmjet Wladimir Klitschko dhe Alexander Povetkin. Ky duel do të na frymëzonte pak më mirë, por tashmë shohim se nga ky duel nuk ka asgjë, Povetkin vazhdon me avazin e vjetër t`ju ikë Klitschkove, deri sa Wladimiri do të shoh mundësinë që të zgjedh sërish një kundërshtar për ta mposhtur në muajin Prill.

Këta janë fajtorët?
wba membersFilluam me një temë interesante por më tepër i përmendem që nuk ka ndodh një super meç në kategorinë e rënd për shumë vite, por tashmë kthehemi tek një dukuri tjetër që versioni më i vjetër botëror WBA lejon të ketë dy kampion botëror “WBA-Super Champ – Wladimir Klitschko dhe WBA Champ Alexander Povetkin” . Si është e mundur kjo që një version me traditë 125-vjeçare të lejojë këtë! Nuk mund ta kuptojmë. Edhe Ikona e boksit tonë Luan Krasniqi vitin e kaluar i kritikoi haptazi në opinion publik, në media dhe ju tha haptazi, kjo nuk ka ndodh asnjëherë. Le të boksojnë dhe të kemi më të mirin. Por 25 njerzit më të fortë të versionit WBA po e lejojnë këtë gjë, deri sa është dashur të bëjnë trysni që meçi Klitschko kundër Povetkin të ndodh.

Edhe ekspertët më të mëdhenjë botëror nuk dinë si ta komentojnë këtë situatë dhe cili është kampioni i vërtet. Kampioni i vërtet është Wladimir Klitschko. por që nuk qonë peshë dhe është i pavlerë.

Shkruan: Artan Vërbica

 

1 thought on “WBA lejon dy kampion botëror, deri sa nuk bën trysni të shohim kampionin e vërtet!

  1. Zt.Artan
    Me te vertete analize interesante…
    Na mbetet vetem te shpresojme se njeri prej vellezerve Klitschko do te lexoje kete artikull dhe te mendoje per te miren e boksite profesioniste ne kategorine e rende si edhe te vete atyre …:)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.