RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Marco Huck kundër Tomasz Adamek në fund të verës?

2 min read

marco huckKampioni aktual botëror në kategorinë kruzer në versionin WBO, Marco Huck pas mbrojtes së titullit të detyruar kundër Ola Afolabi dëshiron që sërish të sfidoj skenën e kategorisë së rënd. Huck ka kohë që është duke i provokuar vëllezërit Klitschko, por deri më tani nuk është bërë ndonjë hap në drejtim të këtij meçi. Ai dhe kampi i tij Saurland Event kanë filluar bisedimet që Huck në fund të verës në muajin Gusht të zhvillon një duel kundër polakut Thomasz Adamek. Kjo do të mësohet shumë shpejt, deri sa lajmi i parë ekskluziv vjen nga një zyrtar i Saurland për agjensionin tonë Kosova Boxing.

Huck në duelet e fundit është rrahur keq nga disa kundërshtar në kategorinë kruzer si Denis Lebedev, Ola Afolabi dhe së fundi u rrah nga Firat Arslan për çdo raund. Reputacioni i tij i boksierit është në rënje të dukshëm dhe ai dëshiron që të largohet nga kjo kategori edhe pse nuk ka përmasa të duhura për kategorinë e rënd. Por, duhet lavdëruar performanca e tij në muajin Shkurt të vitit të kaluar ndaj Alexander Povetkin që ishte më e mira e tij në vitet e fundit.

Definitivisht mendojmë që ai nuk e ka guximin të unifikoj titujt në kategorinë kruzer ku kampionët tjerë janë, Krzysztof Wlodarczyk në WBC, Denis Lebedev në WBA, dhe Yoan Hernandez në IBF. Dhe poashtu do të duhej që të boksoj edhe një herë kundër Arslan, ku i është premtuar revanshi sepse fitorja e tij ishte kontraverse.

Huck është vetëm 28-vjeçar, por ai sdo të mund të duroj gjatë. Një konstantim i yni është se karriera e tij do të shkoj shumë shpejtë te poshtë, gjë që më duket edhe ai vetë është i vëmendshëm që ka rrënje drastike.

Artan Vërbica
7 Dhjetor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.