Dobroshi pëson humbjen e dytë
1 min readBoksieri kosovar i kategorisë gjysmë të rëndë Petrit Dobroshi, të premten mbrëma ka pësuar humbjen e dytë në karrierë, në boksin profesionist. Dobroshi në Duesseldorf të Gjermanisë ka pësuar me vendim unanim pas tetë raundeve nga danezi i natyralizuar Lolenga Mock. Anëtarët e jurisë kishin vlerësuar luftën me rezultatin 79:73, 79:72 dhe 78:74 në favor të Mockut 40-vjeçar. Dobroshi 33-vjeçar në boksin profesionist ka 13 fitore (4 KO), dy humbje e tri barazime. Dueli mes Dobroshit dhe Mockut ishte parameç i sfidës eliminatore për titullin e botës në peshën e mesme në versionin IBF mes Felix Sturmit dhe Sam Solimanit. Sturm e humbi këtë sfidë me vendim unanim pas 12 raundeve.
Kosovaboxing.org
3 Shkurt 2013