RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Luan Krasniqi i rikthehet ringut

1 min read

Luan KrasniqiStuttgart, 31 janar – Boksieri më i famshëm shqiptar, Luan Krasniqi, do të rikthehet në ring këtë vit, ku do të ndeshet me ish-taibokserin gjerman, Uwe Hueck, në një duel humanitar, përcjell “Pforzheimer Zeitung” të mërkurën.

Krasniqi dhe Huck janë të dy shumë të angazhuar në projekte sociale, ndërsa duan që me këtë përballje të shtyjnë këto projekte përpara. Gjitha të hyrat e duelit do t’i dedikohen SOS-Kindedoerf, që mbështetet nga Luan Krasniqi dhe për qendrën për arsim në Pforzheim, që për Uwe Hueckun është shumë e rëndësishme.

Lufta mes tyre do të zhvillohet brenda vitit. Për detajet e sakta të duelit do të dakordohen Krasniqi me Hueckun. Si arenë për zhvillimin e kësaj përballje pritet të jetë “Porsche Arena” në Stuttgart. Detajet lidhur me këtë do të bëhen të ditura në një konferencë për media gjatë muajit shkurt.

Kosovaboxing.org
31 Janar 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.