RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Muriqi kundër Rico Sanders me 15 Mars?

3 min read
elvir muriqiPrishtinë, 30 Janar – Elvir Muriqi do të bëjë edhe një tentim të realizojë ëndrrën e tij jetësore, të shpallë veten kampion bote në kategorinë gjysmë të rëndë. “Kosova Kid”, nofka e boksierit shqiptar, i kthehet ringut pas afro një viti e gjysmë, për të vazhduar misionin e titullit, pranë të cilit ishte me vite të tëra.

Muriqi ka tejkaluar shumë sfida, edhe jashtë ringut, për të arritur deri te një rast i ri, ndoshta edhe të fundit drejt titullit në karrierë. “Kam vendosur që t’i kthehem boksit me të vetmin qëllim, që të arrij ta realizoj ëndrrën time, të bëhem kampion bote”, tha Muriqi. “Nuk e di, por ndoshta ky do të jetë edhe rasti im i fundit që të marrë gjënë për të cilën kam punuar tërë jetën, të jem i pari në botë. E dëshira e madhe për të arritur këtë ma ka kthyer mendjen që të tentoj atë që nuk e kam marrë deri më tash”.

Djaloshi pejan do të ngjitet në ring më 15 mars, kur do të përballet me amerikanin Rico Sanders. “E njoh kundërshtarin mirë dhe besoj se nuk të do të kem problem për të fituar. Kam kohë që të përgatitem mirë deri në mars dhe dyshoj se mund të ndodhë të humbas”. Herën e fundit ai kishte kryqëzuar dorëzat me Chris Grays në Michigan të SHBA-ve. Më 11 dhjetor të vitit 2011, dhe kishte fituar me nokaut teknik në raundin e dytë. “E ndjej veten se mund mbahem me të mëdhenjtë edhe pse ndërkohë kam pushuar. E ndjej se mund t’ia dal në mesin e atyre që kërkojnë titullin”.

Sipas tij, pushimi ka ndikuar pozitivisht, duke ia kthyer motivin për të luftuar. “Pushimi mund të shihet si i keq, por në rastin tim mund të them se më ka ndihmuar. Kam pasur nevojë të pushoj dhe t’i shoh gjërat nga jashtë. I kam vërejtur disa gjëra që më parë kanë qenë të panjohura për mua. Edhe motivi im tashti është më i madh, shumë më i madh se më parë, që më bën të jem optimist në realizimin e qëllimit tim”. Muriqi për një dekadë ishte ne mesin e dhjetë boksierëve më të mirë në botë, dhe njëri prej pretendëntëve për titull në versionin WBA (World Boxing Association), por problemet me promotuesin e njohur të boksit Don King bënë që ai të largohet nga kurora.

“Ishin ditë të vështira për mua, por ishalla të kaluara. Me Don Kingun kam qenë i sigurt se do të bëhem kampion, por kjo nuk ndodhi. Tashti kamë një promotues të ri dhe me shpresë së gjërat do të ndodhin ashtu si dua unë”.

Muriqi planifikon që të fitojë të drejtën që të sfidojë titullin. “Nëse gjërat shkojnë sipas planit atëherë vitin e ardhshëm duhet të fitoj të drejtën për të luftuar për titull. Këtë vit do të zhvilloj dy meçe që do të fusin në mesin e 15 më të mirëve në kategorinë time dhe një tjetër në vitin që vjen, që duhet të mjaftojë për një rast për titull”, tha në vazhdim Muriqi.

Ende mbahen në mend meçet e tij me Antonio Tarver, Sam Ahmad, Oleksandr Garashchenko, Clinton Woods dhe Danny Santiago. Muriqi në peshën gjysmë të rëndë deri më tashti prej vitit 1998 ka regjistruar 39 fitore (24 KO) dhe 5 humbje, duke zhvilluar më shumë se 195 raunde në boksin profesionist.

Këtë intervistë dhe material për Kosova Boxing e zhvilloi bashkëpuntori ynë Bekim Devaja nga gazeta ditore Zëri.

1 thought on “Muriqi kundër Rico Sanders me 15 Mars?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.