Kuçi i pafat në Holandë!
2 min readHeerelen, Holandë, 27 Janar 2013 – Boksieri ynë Jetmir Kuçi ka qenë i pafat në duelin e tij të zhvilluar në Heerelen të Holandës kundër Gevorg Khatchikian këtë fundjavë. Kuçi tregoi performancë të mrekullueshme në 2 minuta e 50 sekonda të raundit të parë duke e dërmuar plotësisht armenin e natyralizuar. Kuçi që nga fillimi e sulmoi ashpër duke mos e respektuar dhe duke shkëndur disa herë me kombinime të një pas njëshme dhe Khatchikian u gjend me vështirësi në këmb ku mezi mbahej duke u munduar ti ngjitet boksierit tonë, deri sa të gjithë e pritinin që ai të gjendet në dysheme. E gjitha palestra u shokua duku mos e pritur këtë gjë sepse nuk mund të besonin se idhulli i tyre po gjindet në një situatë të till, por ndodhi ajo që nuk u prit, ku 10 sekonda para se të biente gongu ndodhi një fatkeqësi ku Kuçi aksedentalisht u goditë në arkadë me bërryl duke i prerë syrin e djathtë dhe gjyqëtari në ring kërkoi ndihmën e doktorit ku më pastaj doktori dha urdhërin që ky meç të përfundoj. Fati, doktori armen Mufadel Elghazaoui dhe promoteri Patrick Driessen e shpëtuan nga më e keqja ku në këtë rast u ndëgjua thirja e menaxherit “Stop the fight”.
Fitorja iu dha boksierit vendas Khatchikian, por me regulla të boksit kjo luftë duhej të shpallej “No Contest” dhe të kërkohet revanshi. Kosova Boxing që ishte matchmaker i këtij meçi do të shtroj një ankesë në Federatën e EBU-së duke kërkuar të anuloj rezultatin dhe të kërkojnë revanshin.
Pas meçit e gjithë palestra duartrokiti boksierin tonë, ndëra Kuçi u largu me kokë lartë. Të gjithë e përgëzuan, ndërsa vendasit u zhgënjyen nga boksieri i tyre.
Artan Vërbica
29 Janar 2013