RTK

RTKLive
21 Tetor, 2021

5 Shqiptarët në World Series Boxing

3 min read

kastriot sopa 1Kosova Boxing ju sjell pesë shqiptarët tonë që boksojnë në ligën “World Series Boxing”. Ata janë: Kastriot Sopa (German Eagles), Xhek Paskali (German Eagles), Setula Abdulai (German Eagles), Kristian Demaj (Mexico Guerreros) dhe Endri Spahiu (Dolce Gabana – Italia Thunder).

Kastriot Sopa (German Eagles) – rekordi personal 1 fitore -1 humbje – Me talentin e tij të rrallë, Kastriot Sopa ka arritur që si 20-vjeçar të zë vend në ekipin gjerman “German Eagles” duke mbajtur barrën kryesore e ekipit të tij së bashku me shqiptarin tjetër Xhek Paskalin. Sopa këtë vit ka zhvilluar dy duele duke fituar një dhe duke humbur një. Humbja e fundit ishte e turpshme nga gjyqëtarët pasi që boksieri ynë ishte në pesë raunde më i mirë se serbi Branimir Stankoviq i i cili mbronte ngjyrat e ekipit italian “Italia Thunder”. Në këtë meç ishte prezent edhe ikona e boksit tonë Luan Krasniqi i cili më pas deklaroi për mediat gjermane se Sopa ka të ardhme të ndritshme në boks. Fitoren e parë e kishte shënuar ndaj britanikut Eric Fowler.

xhek paskali 3Xhek Paskali (German Eagles) – rekordi personal 1 fitore – 2 humbje – Kampioni i Shqipërisë i vitit 2011 Xhek Paskali ka mahnitur Gjermaninë me duelet e tij në këto dy vitet e fundit. Paskali nënkampion i Gjermanisë për vitin 2012 është duke luajtur rol të madh te ekipi gjerman. Tregon edhe fakti i cili ai nga selektori Valentin Silaghi preferohet para pjesëmarrësit së Lojrave Olimpike Hartel.
Paskali në tre duelet e tij këtë vit pati kundërshtar të denjë. Ai duelin e tij të parë e zhvilloi kundër kampionit të WSB me 2011 dhe 2012 – ukrainasit Sergiy Derevyanchenko, të cilin humbi me pikë. Në duelin e dytë shënoi fitore me nakaut ndaj anglezit William Williams. Deri sa duelin e tretë e zhvilloi kundër një ukrainasi tjetër Ivan Golub të cilin e humbi me pikë. Paskali është boksieri më i mirë amator shqiptar për momentin. Me te punon trajneri ynë Nysret Rexhepi (boksier i gjeneratës së artë së Prishtinës).

setula abdulaiSetul Abdulai (German Eagles) – rekordi personal – 0 fitore – 2 humbje – Abulai është shqiptar nga Maqedonia. Ai nuk ka e treguar vetën tek ekipi “German Eagles” duke hunbur dy duelet me ndërprerje. Ndryshe nga Sopa dhe Paskali që kanë më teper eksperiencë, Abdulait i mungon eksperienca. Shpresojmë në duelet e radhës të shënoj fitore. Por duhet të konkludojmë se tre shqiptar në ekipin gjerman është suksesë i madh.

Kristian Demaj me trofe Kristian Demaj (Mexico Guerreros) – 0 fitore – 1 humbje – Boksieri ynë nga Shkodra, Kristian Demaj, në xhiron e pestë u sollë në ekipin meksikan. Ai debutoi me humbje në duelin e parë në WSB duke humbur nga boksieri bjellorus Sergei Kuzmin me pikë. Edhe përkundër kësaj humbje, paraqitja e tij ishte mbresëlënëse ku Demaj tregoi zemër të madhe gjatë gjithë duelit, por Kuzmin ishte më i mirë dhe fitoi me meritë.

endri spahiu 1Endri Spahiu ( (Dolce Gabana – Italia Thunder) – Pret debutimin – Shqiptari i pestë në WSB është Endri Spahiu. Ai ende nuk ka debutuar por gjendet në listën e trainerit Franceso Damiani. Shpresojmë që Spahiu shumë shpejt të paraqitet duke u bërë garuesi i pestë shqiptar. Familja e Spahiut janë nga Durrësi por ai si tre vjeçar emigroi në Itali ku me residencë është në qytetin Bresha. Ai ka 5 muaj që iu bashku ekipit “Italia Thunder”.

Përgatiti:
Artan Vërbica
24 Janar 2013

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.