RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Liga “World Series Boxing”

3 min read

world series boxingÇfarë është kjo ligë?

Dallimet ndërmjet boksit amator,
boksit gjysmë profesionist
dhe boksit profesionist.
Liga më e fortë në boksin amator “World Series Boxing” për të tretin vit më radhë është duke u zhvilluar me gjithsejt 12 ekipe të ndara në dy grupe me nga 6 ekipe. Kjo ligë e organizar nga AIBA filloi në vitin 2010 duke pasur suksesë të jashtzakonshëm, sidomos në vitin e parë ku kishte jehonë të madhe dhe sponzorime dhe financa të mëdha. E quajtur si “SEMI PRO” apo gjysmë profesionale është një mundësi e mirë për boksierët të shohin a kanë potencial për boks profesionist apo jo.

Kjo garë zhvillohet me nga 5 raunde dhe janë 5 kategori gjithësej (Bantam nga 50 deri 54 KG), (Lehtë  nga 57 deri 61 KG),  (Mesme nga 68 deri 73KG), (Gjysmë e rënd nga80 deri 85 KG), ( Rëndë përmbi 91+KG).

AIBA e ka ndërmend që këtë ligë të tranformoj komplet në boksin profesionsit nga vjeshta e vitit të ardhshëm 2013 dhe nga viti 2016 në Lojrat Olimpike në RIO do të kemi për herë të parë boks profesionist. Por nuk është cekur se a do të ketë boks amator, apo jo. Kjo disi e ka prishur imazhin e boksit duke ditur se boksi amator garon nga viti 1974.

Problemi edhe më i madh është bërë kur AIBA ka kërcnuar federatat botërore se do të marrë komplet boksin profesionist, deri sa kanë reaguar Federatat e njohura botërore duke i thënë AIBA-së se do të paralizojnë komplet atë që dëshironë të bëjë AIBA. Dhe Federatat e boksit botëror profesionist kanë plotësisht drejtë sepse boksi profesionist garon shumë më heret se boksi amator apo olimpik, nga viti 1882, plotë 131 vite boks profesionist. Ky do të jetë problem global i boksit se si do të zhvillohen rethanat, mirëpo tashmë vendimet janë marrë nga të gjitha palët. Ai bokser që vendos të boksoj në boksin profesionist te AIBA nuk do të mund të boksoj më pastaj te versionet tjera botërore si WBA, WBC, IBF, WBO dhe evropiane EBU. Dhe poashtu anasjelltas. Ky problem global besojmë do të zgjidhet mirëpo tani për tani do të jetë kështu.

Ne mendojmë se AIBA nuk do të ketë forcë asnjëherë të jetë në krye të boksit profesionist sepse tradita është në anën e versioneve me traditë 100-vjeçare të boksit profesionist, psh, dueli i fundit që u zhvillua në muajin dhjetor 2012, dhe që ishte aktaul për gjithë botën ai ndërmjet Manny Pacquiaos dhe Juan Manuel Marquez solli milionat, 25 milion përfitime për Pacquiao dhe 5 milion për Marquez. Krahas kësaj promoterët, menaxherët, tv drejtimet poashtu fituan miliona tjerë nga ky spektakël. Si do të sjell AIBA këto shuma milionshe! Prapë theksojmë shumë e vështirë dhe e pamundur.

Ajo që u thelluam në këtë temë është kjo, të njoftohen më shumë adhuruesit tanë për boksin amator, boksin gjysmë profesionist dhe boksin profesionist, sepse disa nuk e dinë dhe shumë adhures po manipolohen më informata të lloj-llojshme. Kjo ndodh edhe nga krerërët e Federatës së Boksit Amator të Kosovës dhe Federatës së Boksit Amator të Shqipërisë të cilat jetojnë në iluzione dhe nuk e kanë idenë se çfarë është boksi gjysmë profesionist dhe liga “World Series Boxing” dhe boksi profesionist, dhe cilat janë dallimet. Më vjen keq që duhet të theksojmë por akoma nuk e kuptojnë rrjedhat e boksit botëror e mbajnë pozicione dhe ulëse dhe janë të papërgjegjshëm.

E realitetin dhe mendimet e drejta mund ti gjeni vetëm tek ne, sepse ne jemi ata që e pasqyrojmë realitetin duke mos ia mbajtur anën askujt. Ne jemi në shërbim të adhuruesve tanë.

Nesër do t`ju sjellim informacione, kush janë 5 boksierët shqiptar që garojnë në ligës “World Series Boxing”

Artan Vërbica
23 Janar 2013

 

7 thoughts on “Liga “World Series Boxing”

  1. Ku kini iden ju se Cdo te thot kjo lige.Kur kjo sbenka ather boksi profesionist qe beni ju eshte I mire po lereni keto komente dhe shkoni lexoni pak me shum informacione se te gith jeni amatora. Dardan Zenunaj me fol per sukseset qe ke arrit ne amatorizem gjithashtu dhe ju Nimani duhet te Dini nje send se boksieri qe behet kampion ne wsb siguron normen per olimpiad dhe kjo qenka e keqe.

    Ju duhet Kohe qe ta kuptoni kete.

    tung

  2. O shkerdhat, lexo pak me shum se asni nuk e fiton normen olimpike me fitore ne WSB nuk siguron olimpijaden. Filip Hrgovic kampion i dyfishte 2010-2011 dhe 2011-2012 WSB ne peshen e rond nuk e ka marre pjese ne Olimpijade. Edhe atij i eshte premtuar pjesemarrja por ka qene e kot, ja ka ngul kinezi WU.

    Dardanin duhet qmuar boksi olimpik dhe aty eshte vlera dhe eshte veshtire te behet kariere si amater, prandaj shiko karieren tonde.

    Me Nimanin pajtohem, AIBA u bo ma e keqe se kurrr, perpara e kontrollojke Rusia, tash Azerbejxhan, Kina, Uzbekistan. U bo gaxhi-muxhi

  3. Une per veten time i di shum mir rregllat e boksit dhe thuja kjo osht jeta im,Nje Federat qe dominohet nga shtete Komuniste, nje Federat qe osht e kurruptuar deri ne fyt nuk mundet me kan shembull per askon,aty osht nje njeri qe vendos per gjithqka dhe aje osht Tajvanezi Wu qe ne rastin e Kosoves ka qen mir, por une ti dha dy raste shum te mira qe dhe kjo federat osht e kurruptuar deri ne fyt…Rasti ku Arzabagjani ka ble dy medalje te arta dhe Rasti i Kastriot Sopes kunder shkaut ne Ligen Botrore..kur nje bokser dominon tan kohen dhe ne fund i vjedhet fitorja

  4. zotrinj ju aspak nuk jeni ne dijeni ate qe flisni normen hergovic nuk mun ta merrte ne vitet 2011 2012 sepse normat ishit plotesuar dhe sa i perket rio 2016 eshte 100% e mundur o agon shkerdhati…

    niman jam dakort se fitorja i merret ka kshu lojash qe ndodhin po kto ndodhin ne tere boten a sju mor hollyfildit lufta kunder valuevit ne zviicer kete sende ndodhin ne gjith boten e boksit.

    ndersa sa i perket boksierve profesionist se pari ja shikoj luftat ne amatorizem e pastaj vlersohet ne profesionizem

  5. e keni bo fet ju te shqipnis boksin spo keni ku mi lan madalet e fitume neper kampionate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.