Tatli lufton për titullin WBA Inter-Continental me 9 mars
2 min readBoksieri prizrenas i kategorisë së lehtë, Edis Tatli, më 9 mars në Espoo të Finlandës, do të përballet me boksierin nga Panamaja, Felix Lora, në një duel të vlefshëm për titullin WBA Inter-Continental. Këtë e ka bërë të ditur për Kosova Boxing ditë më parë vetë boksieri 25-vjeçar.
Për Tatlin do të jetë sfida e 20-të në boksin profesionist, ndërsa njëherësh do të jetë sfida e tij e dytë për një titull. Tatli më 8 dhjetor të vitit të kaluar kishte mposhtur italianin Paolo Gassani me nokaut teknik në raundin e parë, duke fituar në këtë mënyrë titullin e Bashkimit Evropian (EBU-EU).
“Jam përgatitur mjaft mirë, por kam edhe një muaj kohë për t’u përgatitur edhe më mirë për duelin e radhës. Shpresoj që do të jetë një përballje e mirë dhe shpresoj të dal fitues në këtë duel. Nëse fitoj, atëherë do të bëj edhe disa hapa para drejt luftës për titull të botës”, ka thënë Tatli. “Mirëpo, një herë nuk jam duke menduar për titull të botës. Së pari po koncentrohem në këtë sfidë të radhës, dua të kaloj së pari këtë pengesë”.
Tatli që mban nofkën “Prince”, deri më tash ka fituar të 19 përballjet në ringun profesionist, pesë prej tyre me nokaut. Ai vlerësohet ndër boksierët më perspektivë shqiptarë. Madje ai u shpall edhe boksieri më i mirë për vitin 2012 në Finlandë.
Kundërshtari i Tatlit, Lora 28-vjeçar, vitin e kaluar fitoi titullin WBA Inter-Continental. Panamasi në boksin profesionist ka 16 fitore (9 KO), nëntë humbje e pesë barazime.
Kosovaboxing.org
8 Shkurt 2013
vetem suksese e shpresojm se do te jete fitues Tatli
ishallah ki fat shoki jem shum sukses e uroj fat kysmet 9 mars nga mahmut gorda me ty jemi edis tatli
Edis je ma i miri krejt prizreni me ty eshte inshalla edhe nje fitore tjeter.