RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Fitim Latifi zhvillon duelin e katërt profesionist këtë fundjavë

1 min read

Fitim LatifiBoksieri ynë nga Vushtrria me rezidencë në Finlandë, Fitim Latifi do të boksoj këtë fundjavë në qytetin Hamina të Finlandës. Latifi 22-vjeçar do të kryqëzoj dorëzat me lituanzezin Artiom Karaisov i cili ka bilanc prej 2 fitore (2 KO) dhe 2 humbje.

Latifi deri më tani ka zhvilluar tre meçe profesioniste duke fituar të gjitha, deri sa synon fitoren e katërt në ringun profesionist.

Kosova Boxing është mediumi i parë shqiptar që ka përcjellur karrierën e boksierit tonë që nga boksi amator kur boksonte në Gjermani e deri më tani kur edhe po shkëlqen në boksin profesionist. Latifi së bashku me Edis Tatlin janë boksier të promoterit të njohur në Skandinavi Pekka Maki.

Kosovaboxing.org
12 Shkurt 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.