Tefik Bajrami kundër Elvir Behluloviq me 24 Shkurt
1 min readTefik Bajrami do të rikthehet në ring me 24 Shkurt në një meç në gjashtë raunde. Dueli do të zhvillohet në qytetin Littau në Zvicër. Bajrami i cili pësoi vitin e kaluar në vendlindjen e tij në Podujevë nuk dëshiron të ndalet, por ai dëshiron të tregoj se ajo humbje ka qenë fatkeqësi.
“Humbja e ime ka qenë një çast i ligë. Asesi ajo humbje nuk më ka dëshpëruar, por në të kundërtën unë jam edhe më shumë i fokusuar të arrijë sa më shumë në boksin profesionist” theksoi Bajrami ditë më parë për Kosova Boxing.
Kundërshtari i tij do të jetë boshnjaku Elvir Behluloviq i cili do t`i ndihmojë shumë të rikuperoj humbjen dhe të kthehet sa më shpejt në shtegun ku ishte më parë.
“Behluloviq është një kundërshtar solid i cili mua do të më ndihmoj mjaft të rikthej besimin. Për momentin është kundërshtar i duhur për mua” tha Bajrami.
Në parameç të Bajramit dhe Behluloviqit pritet të paraqiten edhe disa boksier tjerë shqiptarë. Për këtë do t`ju lajmërojmë në ditët në vijim.
Artan Vërbica
13 Shkurt 2013
Shpesh here fituesi eshte ai qe nuk eshte dorezuar kurre….!!