RTK

RTKLive
7 Maj, 2024

Vitali Klitschko vs. Dereck Chisora me 18 Shkurt

2 min read

Kampioni i madh Vitali Klitschko do ta vendosë edhe një herë titullin e tij në një ankand të rrezikshëm. Ukrainasi Klitschko, do të ndeshet në shkurt me britanikun me origjinë nga Zimbabve, Dereck Chisora, në një betejë që ka nisur që tani. Siç është zakon në këtë sport, gjithçka nis me fjalë dhe përfundon më pas në ring, me grushta. “Ndeshja është vetëm pak javë larg. Unë e njoh kundërshtarin tim, ndërsa ai nuk ka parë kurrë një kundërshtar si unë. Atë e quajnë doktori, ndërsa unë e quaj veten time si sëmundjen më të rrezikshme në botë. Ndaj, shpresoj që ai të gjejë mjekimin për këtë sëmundje, pasi do të marrë tronditjen më të madhe të jetës. Shpresoj që ai të mos tërhiqet si vëllai i tij i vogël” theksoi Chisora.

Gjigandi nga Ukraina dëgjon dhe pastaj flet, ndonëse më pak sesa sfiduesi i tij. “Përballë meje është një boksier i ri, që është i egër, dhe i uritur. Sipas mendimit tim, ai është më i forti në botë. Unë nuk mund të ndeshem me boksierë të dobët. Pres një ndeshje të fortë dhe shrpesoj që rivali im t’i kthejë fjalët në vepra. Të gjithë spektatorët presin një betejë interesante” tha Klitschko.

Vitali Klitschko është 40 vjeçar, shtatlartë 202 cm, dhe ka 43 fitore në 45 ndeshje si profesionist. Chisora vendoset përballë tij si një 28-vjeçar, me shtatlartësi 1.83 metra, me 15 fitore dhe 2 humbje në karrierë dhe me ambicie të mëdha. Chisora ka dy humbje nga britaniku Tyson Furry dhe finlandezi Robert Helenius, por në këto dy ndeshje ai ka treguar cilësi duke fituar ndaj tyre, por është dëmtuar nga gjyqëtarët.

Kosova Boxing vlerëson këtë meç interesant dhe i jap gjasa Chisoras ndaj Klitschkos. Gjithçka mund të ndodh, Chisora ka treguar se ka guxim për përballje të forta.

Shpend Ahmeti
18 Dhjetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.