RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Povetkin dhe Helenius triumfojnë, tani pritet përballja e tyre

1 min read

Hartwall Arena, Helsinki, Finlandë, 3 Dhjetor 2011 – Alexander Povetkin dhe Robert Helenius kanë shënuar fitore sonte në përballjet e tyre. Kampioni botëror në versionin WBA, Povetkin 23-0 përballë kishte amerikanin Cedric Boswell 35-2 (26 KO).  Povetkin dominoi të gjitha raundet nga i pari deri i shtati dhe nuk kishte më bukur kur në tetin ti jap “Knock Out” për ti kënaqur të pranishmit. Povetkin i  dhuroi publikut show, boks, spektakël dhe në fund KO. Ndërsa Robert Helenius 17-0 (11 KO) nuk tregoi aq shumë ndaj britanikut Dereck Chisora 15-2-0 (9 KO) ku boksuan për titujt WBO, WBA Intercontinental dhe EBU të Evropës. Dy gjyqëtarë e vlerësuan me 115-113 për Helenius, ndërsa një tjetër 115-113 për Chisora. Pas kësaj tani pritet përballja ndërmjet Povetkin dhe Helenius, por nga analiza jonë Helenius nuk ka gjasa të fitoj ndaj Alexander Povetkin, i cili është njëri ndër më të mirët në botë.

Kosovaboxing.org
4 Dhjetor 2011

4 thoughts on “Povetkin dhe Helenius triumfojnë, tani pritet përballja e tyre

  1. Une e shoh si fitues anglezin Derek Chisora, por kur je ne vend te huaj ndodh edhe kjo qe te jesh fitues dhe te mos fitosh. Helenius kishte fat qe i kishte 2 gjyqetar per vete, dhe Derek Chisora nuk e kishte asnje gjyqtar per vete, vetem njeri nga te tre gjyqtaret ishte ne zon neutrale qe e njofti fituesin dhe e vlersoj sakte rezulltatin per anglezin Chisora. Kjo kishte ndodh njejt sikur ne rastin Valuev vs Holyfield ne Cyrih te Zvicres kur me 20 dhjetor 2008 kishte fituar Valuev pa e merituar fitoren, por me Valuevin se kishte fatin e keq vetem Holyfield, por edhe John Ruiz kur me 17 dhjetor 2005 ne Berlin te Gjermanise prap fitoi Valuev i pa merituar.

  2. Edhe une jam i ketij mendimi, i kam percjell te dy mecet kryesore per mendimin tim, anglezi ishte ma i mire se Helenius ku ne fund arsyetohej se ka pas problem me doren e djatht. Une mendoj se ne Gjermani eshte shum zorr te fitohet per pos me KO, kurse Povetkin ishte dhe tregoi se eshte nje kampion i madh flm.

  3. helenius nuk i ka hije me kan boksier shum bajat sikur valuevi po nejse shpresojm ni perballje me povetkinin e tani e shohim se si ka me fitu ky bajat bokser

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.