RTK

RTKLive
2 Maj, 2024

Tatli dëshmon edhe një herë superiotetin e tij, edhe ndaj italianit Di Silvio

1 min read

Hartwall Arena, Helsinki, Finlandë, 3 Dhjetor 2011 – Italiani Pasquale Di Silvio ka qenë boksieri i 16-të me radhë që boksieri ynë nga Prizreni, Edis Tatli e ka mposhtur sonte. Tatli 16-0 (3 KO) ishte i përkryer sonte ku e mundi me vendim unanim për gjatë 10 raundeve. Ky ishte meçi i parë i Tatlit në 10 raunde, dhe ai dëshmoi se është i gatshëm për sfida të mëdha në vitin 2012. Italiani Di Silvio 13-4-0 (5 KO) nuk arriti thuajse në asnjë moment të jetë i denjë për Tatlin. Në fund gjyqëtarët e vleresuan me 100-90, 100-90 dhe 98-93. Tatli punoi shumë mirë me dorën e majtë, ku ishte dora e majtë përcaktuese, por ai dha edhe disa goditje të forta edhe me të djathtën, theksuan mediat finlandeze sonte. Kjo është rruga për tergimet e mëdha që Tatli po i dëshmon nga meçi në meç. “Dëshiroj titullin e kampionit evropian, dhe do të jam i gatshëm për vitin e ardhshëm. Do të jam gati për vitin tjetër” kishte deklaruar Tatli për Kosovaboxing.org para kësaj ndeshje.

Foto : Heikki Saukkomaa

Artan Vërbica
4 Dhjetor 2011

3 thoughts on “Tatli dëshmon edhe një herë superiotetin e tij, edhe ndaj italianit Di Silvio

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.