RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Canolli fiton me KO 1

2 min read

York Hall, Bethnal Green, Londër, Angli, 3 Dhjetor 2011 – Ilir Canolli ka shënuar fitoren e tretë në boksin profesionist, në po aq ndeshje. Ai sonte në Londër mposhti kundërshtarin nga Lituania Aleksujus Stankevicus 3-3-0 (1 KO) me “Knock Out” në raund të parë. Ish-kampionit botëror në kick-box amator, iu deshën vetëm 49 sekonda për ta përmbysur në dysheme lituanezin. Ilir Canolli 3-0 (1 KO) e filloi furishëm duelin duke përfunduar në mënyrën më të mirë meçin, ku me një kombinim të hatashëm, me një të direkt të majtë, dhe pastaj të djathtë në pleksus, e regulloi shumë mirë, për ta goditur me kroshe të djathtë në nofull duke përfunduar meçin.  “Jam shumë i gëzuar për fitoren.  Pas dy meçeve të para që i fitova me pikë, erdhi edhe fitorja e parë me KO.

“Shpresoj të vazhdoj me këso lloj paraqitjesh të mira dhe me fitore” theksoi Canolli për Kosovaboxing.org.

Canolli ka debutuar në boksin profesionist këtë vit në muajin Prill, ku mposhti boksierin e njohur kroat Josip Jalusiç me vendim unanim. Më pastaj shënoi fitoren e parë në Britani të madhe ndaj lituanezit Rolandas Cesna poashtu me pikë, dhe ja tani vjen fitorja e tij e tretë me KO. Canolli pret që në fillim të vitit 2012 të zhvilloj meçin e katërt, i cili gjatë këtyre ditëve do të mëson nga menagjeri se kur do të caktohet data dhe kundërshtari i radhës.

Artan Vërbica
4 Dhjetor 2011

3 thoughts on “Canolli fiton me KO 1

  1. URIME besoj se se shpejti do te jete edhe kampion i europes e besoj dhe boteror eshte i diciplinuar dhe punetor i madh dhe besoj se sukseset nuk do ti mungojn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.