RTK

RTKLive
26 Shtator, 2022

Vëmendja e boksdashësve tanë në Helsinki, Berlin dhe Bad Ragaz

1 min read

Vikend i pasur i boksit profesionist sa i përket boksit shqiptar do të përqëndrohet në disa vende të Evropës, si në Finlandë, Gjermani, dhe Zvicër ku të shtunden do të zhvillojnë disa duele interesante dhe të vlefshme. Boksieri ynë më perspektiv Edis Tatli 15-0 (3 KO) do të boksoj me italianin Pasquale Di Silvio 13-3-1 (5 KO) në Helsinki. Në kryeqytetin gjerman në Berlin poashtu do të kemi dy ndeshje të forta të shqiptarëve tanë, ku Armand Cullhaj 11-2-2 (6 KO) do të dyluftoj kundër gjermanit Ronny Mittag 13-1-0 (7 KO) për titullin “WBO Youth” në kategorinë e mesme, dhe Agron Xhilla 13-1-0 (9 KO) kundër afrikanit Seid Mbelwa 14-5-4 (9 KO) poashtu për titullin “WBO Youth” në kategorinë kruzer. Në Bad Ragaz, Sevdail Sherifi 7-1-2 (6 KO) do t`i kryqëzoj dorezat me hungarezin Mihaly Kratki 6-35-4, dhe Disarjot Gashi 9-1-1 (7 KO) do të ketë një kundërshtar nga Hungaria, Jozsef Gerebecz 5-6-2 (3 KO). Kosova Boxing do t`ju sjell lajmet nga këto qytete.

Kosovaboxing.org
2 Dhjetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.