VIDEO: Australiani Browne nakauton Chagaevin në Çeçeni
1 min readGrozny, Rusi, 5 mars 2016 – Australiani, Lucas Browne (24-0, 21 KO) ka triumfuar ndaj uzbekut Ruslan Chagaev (34-3-1, 21 KO) duke i rrëmbyer titullin e kampionit të botës në versionin WBA.
Dueli ishte mjaft i fortë ku pritej të triumfoj Chagaev, por Browne priti rastin e tij, ku 40-sekonda pa përfunduar raundi i 10-të arriti ta godas papritur në nofull Chagaevin duke e dërguar në dysheme. Chagaev u ngritë duke e munduar ta balansoj meçin, por që Browne vazhdoi rritmin duke e goditur parreshtur , ndërsa që Chagaev ishte i dërmuar ku mezi qëndronte në këmbë ku në këtë rast gjyqëtari Stanley Christodoulou ndali meçin.
https://www.youtube.com/watch?v=H_UhvFmdoQQ