Danny Garcia fiton duelin e kampionëve, duke bërë titullin e WBC-së për vete
1 min readStaple Center, Los Angelos, California, SHBA, 23 janar 2016 – Titullin e lënë vakant të WBC-së në kategorinë velter nga Floyd Mayweather e fitoi Danny Garcia mbrëmë i cili mposhti Roberto Guerreron me vendim unanim pas 12-raundeve.
Dueli ishte interesant dhe pati qaste nga dy boksierët por që ishte Danny Garcia i cili dha më shumë goditje të pastarta, dhe fitoi përballjen me meritë.
Të tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e Garcias me 116-112.
Pas meçit Guerrero deklaroi se ishte fitues, por që edhe ekspertët vlerësuan që Garcia ishte më i mirë. Ai kërkoi revansh, ndërsa që Garcia theksoi se nuk është i interesuar t`i jap revanshin Guerreros, por as Amir Khanit.
Danny Garcia mbetet i pathyeshëm në 8-vite të boksit profesionist, me rekord prej 32-0 (18 KO). Ndërsa për Guerreron kjo ishte humbja katërt në karrierë, karshi 33 fitoreve (18 KO) në gjithsejt 37 meçe të zhvilluara në boksin profesionist.
Kosovaboxing.org
24 janar 2016