RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Tony Thompson shokon olimpistin David Price me nakaut senzacional

1 min read

thompson vs PricePas 15 fitoresh të një pas njëshme  në boksin profesionist, David Price u befasua në Liverpool të Anglisë nga amerikani Tony Thompson. Zhvillohej raundi i dytë ku pas një pakujdesie nga Price ai mori një kroshe të shkurtë nga Thompson ku u gjet në KO. Ai u mundua të zgjohet por ekulibrin nuk mund ta balansonte, deri sa gjyqëtari në ring Steve Gray përfundoi meçin. David Price fitues i medaljes së bronzt olimpike në “Pekin 2008”, tregoi se nuk ka eksperiencë të mjaftueshme në boksin profesionist dhe dallimi i këtyre dy fushave është gjithmonë i madh. Por nuk është vetëm Price që është gjetur në këtë situatë. Edhe fituesi i medaljes së artë olimpike “Sydney 2000”, Audley Harrison nuk ka pasur suksese në boksin profesionist.  Thompson i cili sfidoi dy herë titullin e kampionit të botës kundër Wladimir Klitschko, ka pësuar dy here duke mos arritur të fiton titullin e kampionit. Para kësaj përballje ai rangohej i 11-ti në versionin IBF dhe ndoshta kjo fitore do t`a sjellë atë sërish në Top-5 në radhitje, ku me një fitore tjetër do të mund të sfidoj për herë të tretë Wladimir Klitschkon.

Artan Vërbica
24 Shkurt 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.