RTK

RTKLive
3 Maj, 2024

Sturm mbron titullin padrejtësisht, ndërsa Keta fiton me ndërprerje

2 min read

Lanxess-Arena, Keln, Gjermani, 25 Qershor 2011- Në një ambient të bukur me një korografi të shkylqyeshme Felix Sturm 35-2-1 (15 KO) ka mbrotjur titullin e kampionit botëror ndaj irlandezit Mathew Macline 28-3-0 (19 KO) me vendim dy me një të gjyqëtarëve. Kjo fitore në prani të 18.000 shikuesve nuk i kënaqi adhuresit sepse Sturm nuk kishte merituar fitoren sepse irlandezi ishte gjatë gjithë kohës më i mirë, agresor plotësisht në tërë takimin dhe kishte gjuajtje të dyfishta më shumë se Sturm. Këto gjëra dhe kësi lloj vjedhje në boksin gjerman e kan dëmtuar boksin atje ku është e pamundur të fitohet, gjë që e gjitha bota këto vitet e fundit e kritikojnë boksin gjerman. Kjo fitore e Sturm e zbehu atë shfaqje madhështore ku pastaj nga disa ekspertë botërore e quajtën fitoren e Strumit si TURP. Në parameç të Sturm dhe Macline boksuan Manuel Charr 18-0 (10 KO) i cili mposhti veteranin të njohurin Danny Williams 43-10 (33 KO) me ndërprerje në raund të 7-të. Në parameç u paraqit edhe boksieri ynë shqiptar nga Bulqiza e Shqipërisë, Gjetan Keta i cili shënoi fitoren e dhjetë në boksin profesionist. Ai mposhti turkun Gokhan Kaya me ndërprerje në raund të dytë. Keta ka disa herë që paraqitet në parameçe të Felix Sturm. Ai shquhet me goditje të forta dhe rallë kush i reziston atij. Në sparring vazhdimisht me Gjetan Ketën dhe Felix Sturm është gjetur edhe boksieri ynë perspektiv Besar Nimani i cili theksoi disa ditë më parë për Kosovaboxing.org : “Keta godet fortë, ai ka një goditje nga natyra dhe është vështirë për çdo kundërshtar që ballafaqohet me te”.

Kosovaboxing.org
25 Qershor 2011

1 thought on “Sturm mbron titullin padrejtësisht, ndërsa Keta fiton me ndërprerje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.