Analizë: Klitschko apo Haye ?
4 min readMë në fund me 2 Korrik do të kemi më të mirin në kategorinë e rënd ku në “Imtech Arena Altona” në Hamburg të Gjermanisë do të shofim se a ka forcë David Haye ti mbledh të tre titujt dhe ta rrëzon nga froni Klitschkon, apo Haye do të jetë viktima e radhës për Wladimirin. Ka dy vite që këta të dy ia mësyjnë njëri tjetrit dhe tash ka ardh koha e ballafaqimit, sepse fjalët morën fund dhe të gjithë dashamirët e boksit u lodhën nga fjalët dhe spekulimet. Klitschko i cili është kampion aktual botëror në dy versionet WBO dhe IBF, i ka mbrojtur titujt për nëntë herë me radhë, ndërsa David Haye prej se fitoi titullin e kampionit botëror në versionin WBA, arriti të mbron titullin dy herë me mjaft sukses. Nga përballja e 2 Korrikut do të kemi një fitues dhe një kampion të vërtet botëror sepse fituesi do të unifikoj titujt dhe me të drejtë do të quhet “Undisputed Champion” apo kampion unifikues botëror, dhe do të jetë kampion i vërtet botëror.
David Haye është i bindur se do të fiton ndaj Wladimir Klitschkos me 2 Korrik, por ai nuk dëshiron të ndalet me kaq. Ai ditë më parë theksoi për mediat botërore se do ta mposht edhe vëlluan e tij të madh Vitalin më pastaj. Ndërsa Wladimir tha se ai do të mposhtet si të tjerët dhe do t`ia mbyll gojën, sespe ai është vetem llafazan. Shumë ekspert botëror janë skeptik rreth fituesit. Disa mendojnë që Haye do të fiton, mirëpo në shumicë të gjithë mendojnë se Wladimir është ende i pathyeshëm dhe mbizotrues.
Ky meç i pritur edhe nga unë mendoj se do të jetë mjaft interesant, sepse do të në sjell emocione të vërteta dhe fituesi nuk do të mund të parashikohet.
Cilat janë përparsit dhe avantazhet nga te dytë ?
Një talent i boksit siç ishte Wladimir Klitschko u thye tre herë para shumë vitesh kur me 1998 humbi nga Ross Purity me TKO 11, dhe në vitin 2003 humbi nga Corrie Sanders TKO 2 dhe poashtu me 2004 nga Lamon Brewster me TKO 5. Shumë njerëz menduan se Wladimir Klitschko do të përfundoj karrierën dhe nuk do të jetë më i aftë të boksoj si më parë, mirëpo ai gjeti forcë dhe menquri të madhe ku së bashku me ekipin e tij menagjues angazhuan trainerin fitues i cili fitoi shumë tituj me shumë boksier, trainerin “Hall of Fame” Emmanuel Stewart. Stewart nga fillimi i punës së tij ndrroi rrënjësisht Klitschkon, cili nga dueli në duel, ia ndrroi mentalitetin, teknikën, forcën, menqurinë, dhe mësoi të boksoj shumë më mirë. Unë personalisht kam parë disa gjirime të fshehura të Steward me Klitschkon, dhe kam parë që ai ka merita të mëdha në ndrrimin e stilit të tij. Shumë njohës të boksit e panë se Klitschko u shëndrua në një Lennox Lewis tjetër dhe stili i tij i ngjante shumë me atë që e kishte ish-kampioni i dyfishtë botëror. Ai dëshmoi vetën më pastaj duke mposhtur mjaft boksier cilësor si, Chris Byrd, Lamon Brewster, Samuel Peter, Sulltan Ibraimov, Ruslan Chagaev, Hasim Rahman etj.
Ndërkohë David Haye i cili ishte mjaft i sukseshëm në kategorinë “Cruiser” ku ishte kampion bote, debutoi në kategorinë e rënd me fitore ndaj Monte Barret, të cilit iu dha rasti menjëherë të sfidon titullin e kampionit botëror në kategorinë e rënd kundër rusit Nicolai Valuev. Haye mposhti gjigandin Valuev me vendim të gjyqëtarëve dhe arriti të mbroj titullin WBA dy herë ndaj John Ruiz dhe Audley Harrison.
Pyetja tash bëhet ku janë dobësit, mangësit e të dyve dhe ku qëndron avantazhi te njëri apo te tjetrit. Në gjatësi Wladimir Klitschko ka 199 cm, dhe ka një përparsi të vogël, pasi Haye është 191 cm. Të dy boksierët kanë “Jab” apo direkt të mirë, por Klitschko ka duar më të gjata dhe krahrorë më të gjërë, edhe këtu Klitschko ka një përparsi të vogël. Sa i përket qëndrueshmërisë, këtu mendoj se Haye qëndron më mirë dhe ka forcë më shumë, por edhe lëvizjet e tij të shpejta, teknika janë në anën e Hayes. Sa i përket mjekrës, të dytë kanë mjekër të dobët. Me goditje të forta shquhen të dytë, por Wladimir ka goditjen një-dy më të mire ndërsa eskivazhën Haye e ka më të mirë.
Data 2 Korrik do të qartësoj të gjitha, dëshira është tjetër, por unë nga këndvështrimi im e shof Wladimir Klitschkon fitues dhe mbizotrues edhe për disa vite në kategorinë e rënd. I vetmi që mendoj se mundet ta mposht Wladimir Klitschkon është Alexander Povetkin, por as ai nuk po e ka guximin që deri më tani ti kundërvihet. Presim dhe më pastaj do të diskutojmë dhe analizojmë sërish.
Artan Vërbica
29 Qershor 2011
ARTAN JAM KREJT DAKORD ME MENDIMIN TEND QE KE PERSHKRUAR NDAJ NDESHJES KLITCHKO -HAYE.UNE MENDOJ QE KLITCHKO DO TE FITOJ ME KO PARA RAUNDIT 12.
HAYE ESHTE BOKSIER I MIRE POR KLITCHKO KA ME SHUME EKSPERIENCE NE RINGUN PROFESIONALIST. UNE DO TE NDESHEM ME 26 KORRIK. ME NJE KUNDERSHTAR TE MIRE SI JOZEPH MARWA ISH KUNDESHTAR I NURI SEFERIT, DHE ISHALLAH FITOI ,DHE TO TE ZHVILLOJ NDESHJE ME KUNDERSHTAR TE FORTE QE KANE RATING TE NGRITET SA ME AFER PER TE BOKSUAR ME KLITCHKON.
I UROJ FAT TE DY BOKSIEREVE DHE SHPRESOJM ,TE KEMI 1 KAMPION DHE AI DO TE JETE KLITCHKO.ME KETE RAST PERSHENDES TE GJITHE BOKSIEREVE SHQIPTARE KUDO QE NDODHEN, TE BEHEN SA ME SHUME KAMPIONA BOTE.
JU PERSHENDES EDHE JUVE ARTAN QE PO NA GEZON ME LAJME NGA BOKSI BOTERORE.
Pikë se pari ju pershendesim juve Artan dhe gjith stafin tuaj dhe ju faleminderojm per cdo lajm qe po na jepni. Une mendoj qe Klitschko do te jet kampion absolut, ka nje sfidant te fort por ky i pari asht doktor boksit. Boksieri tjeter Alexander Povetkin do te jete kundershtar me i let per klitschkon sepse nuk ka levizje sikurse David Haye edhe pse ka qendrushmeri por Klitschko ka goditje shkaterruse.
Sidoqoft kjo do te shihet se shpejti i pershndes gjith bokserat shqiptar.
Pershendetje, per meqin mes Klitschko-s dhe Haye Edhe une e ndaj te njejtin mendim me ty Artan, i vetmi qe mund i boj ball per mendimin tim vllezerve Klitscho eshte Odlanier Solís, edhe pse me 19.03.2011 ai hubi meqin ndaj vellaut t’madh qysh ne fillim, por un mendoj qe Kubanezi eshte nje bokser shum i mir edhe rezistent ndaj vellezerve, por fati ndoniher nuk eshte ne anen tende si heren e fundit me at qfar i ndolli Solis-it, por edhe mendimi yt Artan per Alexander Povetkin nuk anashkalohet.
Ju pershendes gjithe redaksin e Kosova boxing dhe e lejm te shikojm meqin e 2 Korikut, klm.
David Haye eshte diku i rangur te Sultan Ibragimovit. E dini duelin Klitschko vs Ibragimov. Haye do te mundohet por nuk ka shanse tia dal kuner Klitschkos. Nese Haye nuk nervozohet do te humb me pike, ne te kunderten do te humbe me TKO/KO.
SHUM ARTIKUL I MIRE.
MEDIMI IM ESHTE SE DAVID HAYE DO TE FITON ME K.O NE RUNDEN E 7 !
WLADIMIR KLITSCHKO NUK MUND ME DURU SHUME BOKSE AJO ESHT FAKT.
(BREWSTER DHE SANDERES I KAN TREGU BOTES QE MUN ME KNOCK-OUT-u KLITSCHKON)
NESE HAYE BOKSON AGRESIV DHE BOKSON ME GODITJE TE FORTA QE E KAN QELLIMIN MJEKREN E WLADIMIRIT, AJ DO TE FITON ME K.O! MJEKRA W.KLITSCHKO DUHET TE JET QELLIMI! DHE E VETMJA FITORE PER HAYE ESHT FITORJA ME KNOCK-OUT ! AJ DO TE BOKSON NE GJERMANI…. GJERMANIA ESHTE NE DOR TE KLITSCHKOVE EDHE ME FITU HAYE ME POENA AJ NUK DO TE SHPALLET FITUS ! (SIKUR NE MATCH ME FELIX STURM vs MAC LIN )
pershendetje te gjthve
pershendes Bedarin Toma-n dasht Zoti e se shpejti naj mec per kampionat Boteror e na nderon me shqipen dy krenarshe
Per momenti nuk shoh bokser qe mundet t’ju perballoi vllezrve Klitschko..
emri i ri i Haye-t nga Klitschko KO.nr 50