Sinan Samil Sam shtrihet në spital nga sëmundja e mëlqisë
1 min readIsh-kampioni i dyfishtë evropian, turku Sinan Samil Sam është shtrirë me urgjencë të madhe në spitalin e Stambollit. Sam kishte ndjerë plogështi dhe ka vjellë gjatë gjithë ditës së mërkur deri sa ka kaluar tërë ditën në spital. Mjekët turq zbuluan se ai vuan nga dëmtimi i mëlqisë dhe i duhet transplatim i detyruar. Ai po mbahet nën kujdesin intensiv. Mjeku i tij Dilek Oguz tha sot se ai ka nevoj për një transplatim të shpejtë, sepse gjendja e tij është mjaft kritike dhe shqetësuese. “Unë i uroj atij shëndet të mirë dhe shpresoj se ai mund të kapërcejë këtë sëmundje shumë serioze. Lutjet tona janë me të dhe familjen e tij.” tha shoku i tij i ngushtë Ahmet Oner.
Sinan Samil Sam është i njohur për opinionin tonë pasi me 2004 boksoi me boksierin tonë Luan Krasniqin. Në atë kohë në një luftë 12-raundshe, Krasniqi pat rikthyer titullin e kampionit evropian, duke e fituar për herë të dytë.
Artan Vërbica
21 Dhjetor 2010
i deshiroj sherim te shpejt se eshte bokser i madh sinan samil sam ishalla zoti e shpeton nga kjo gjendje peace