RTK

RTKLive
7 Dhjetor, 2021

Vitali Klitschko pranon të ndeshet me Odlanier Fonte Solis, ndërsa Wladimir Klitschko dhe Dereck Chisora përcaktojnë datë të re

2 min read

Pas replikave të shumta mes menagjerit të “Arena Box Promotion”, Ahmet Oner dhe menagjerit të “Klitschko Management Group” Bernd Bonte është arritur marrëveshja për duelin e shumë pritur Vitali Klitschko dhe Odlanier Fonte Solis. Dueli do të zhvillohet me 19 Mars në qytetin Keln të Gjermanisë. Vitin e kaluar Solis ka pasur rastin të boksoj me Vitalin, mirëpo i kishte ikur përbllajes me Klitschkon, por tani pas dy dueleve të dobëta dhe performancës jo të mirë me Albert Sosnowski dhe Shannon Briggs, ai dëshiron të boksoj me Vitali Klitschkon. Pëshpëritjet dhe presioni ishin rritur në ditët e fundit ku Oner kishte bërë presion mbi menagjerin e Klitschkove, Bernd Bonte, dhe ja tani ky duel mund të zhvillohet. Ka qenë frika nga drejtuesit e “Arena Box Promotion” se Vitali Klitschko do të boksoj me fituesin e duelit të 26 Shkurtit mes Luan Krasniqit dhe Jonathan Banks, por ja tani ky dyshim nuk do të qëndroj më dhe dueli do të realizohet.

“Kam ndëgjuar shumë thashë e theme këto ditë nga kampi i Solis. Nuk ka ndonjë arsyetim këtu. Unë jam kampion i botës në versionin WBC dhe mburrem që mbaj titullin që e kanë mbajtur, Mhammed Ali, Mike Tyson, Lennox Lewis. Unë jamë boksieri më i fortë i kategorisë së rënd dhe jam 100% i sigurtë për këtë. Me suksesë do të mbroj titullin tim. Solis është kundërshtar i fortë dhe unë nuk do t`a nënqmojë” tha Vitali Klitschko.

“Klitschko mendon se unë jam vetem një kundërshtar i radhës dhe se do t`a ketë lehtë me mua. Ai mendon se unë jam tjetër kanaçe domate dhe qershia e zgjedhur që mund të rrah ai, si të doje. Unë kam qenë kampion botëror si amator dhe kam dëshmuar se jam i fortë edhe si profesionist. Ai duhet të ketë frikë nga unë, sepse do të humb titullin nga unë. Unë jam ai që do t`ia përfundoj karierën” theksoi Solis.

Ndërkohë dueli tjetër i shumë pritur mes Wladimir Klitschko dhe David Haye nuk do të zhvillohet, siç është pritur, kështu jo, edhe për një kohë të gjatë. Wladimir i cili anuloi meçin të cilën u desh të luftoj kundër Derrek Chisora në muajin Dhjetor, tani kanë arranzhuar tjetër datë për këtë përballje. Dueli  Wladimir Klitschko dhe Derreck Chisora do të zhvillohet me 30 Prill në Manhajm të Gjermanisë. David Haye ishte mjaft i mllefosur nga ky reagim dhe anashkalim nga Klitschko.

“Ai është frikëcak. Ai nuk ka guxim të përballet me mua. Ishte koha e duhur, por ja që u pa edhe një herë se kush është ai që nuk dëshiron të dal kundër meje” deklaroi David Haye. Ndërkohë Wladimir nuk ka komentuar asgjë sa i përket deklaratave të Hayes.

Artan Vërbica
12 Dhjetor 2011

5 thoughts on “Vitali Klitschko pranon të ndeshet me Odlanier Fonte Solis, ndërsa Wladimir Klitschko dhe Dereck Chisora përcaktojnë datë të re

  1. Solis është me i ri me i shpejt me i fuqishëm.
    Klichko është me i gjate me vigjilent me i saktë.
    Sipas te gjitha gjasave do te kemi një lufte te madhe për titullin WBC te peshave te renda.
    Sipas mendimit tim Solis ka gjasa me te mëdha ta përfundoj para kohe duelin, nëse dueli zhvillohet ne 12 raunde atëherë fitorja do ti takoj Klichkos.

  2. Sipas mendimit tim Solis do ta nokautoj Vitalin mbrenda 5 raundave. I kam percjell pothuajse te gjithe meqet e Solis dhe kam pare nje boksier klasi i cili padyshim mund te krasohet me Top boksieret e dekades siq jan Byrd , Peter , Brewster , Haye dhe vellezrit Klischko te cilet sipas mendimit tim gjithmon u jan shmangur kundershtarve te rrezikshem .

  3. Me pelqejn komentet e para folseve te mi por Klitshkot jane momentalisht te padiskutushem, ata ta keni parasysh, jam njohes i boksit gati ne te gjitha kategorit, i percjell po sa i perket peshes se rend jane nr 1. Pamvarisht David Haye qe eshte shum i shkathet apo Adamekut luftarak keta jane numer nje se pari jane shume te pregaditur shume serioz e keto fyja i bejne ata kampion Solisi nuk eshte edhe ku me dit qka, aj edhe nuk ka pas mece aq te forta keshtu qe ana eshte tek Vitalia.

    Ju pershendes Blerimi pr.

  4. Vitali Klitschko është nje bokser shum me provoj por edhe Solis eshte mjaft i mir por une mendoj se ne rondin e 8 do te ja perfundon meqin Vitali Klitschko

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.