RTK

RTKLive
8 Maj, 2024

Nuri Seferi sportist i vitit në Maqedoni

2 min read

Tetovë, 8 Janar 2010 – Komuna e Tetovës në bashkëpunim me klubin e atletikës “Studenti” të shtunën në mënyrë solemne organizuan përzgjedhjen e sportistit për vitin 2010. Kështu primati si më i suksesshëm i takoi boksierit profesionist Nuri Seferi, i cili gjatë vitit 2010 pati tre përballje, ku të njëjtat edhe i fitoj. Meçin e parë e pati kundër gjermanit Jonathan Pasi. Ballafaqimi i dytë ishte ndaj gjeorgjianit Sandro Siproshvilli, kurse meçi i tretë dhe më i rëndësishmi u zhvillua në Gostivar, që njëherësh ishte ballafaqim për të mbrojtur titullin e kampionit evropian në peshën “Cruiser” në versionin WBO. 33 vjeçari pas një luftë të fortë arriti të mposht kenianin Douglas Otieno me pikë. “Jam shumë i gëzuar me këtë çmim, pasi ai vjen nga populli shqiptar. Viti që lamë pas ishte i suksesshëm për mua, mirëpo shpresoj se edhe viti 2011 do të jetë fatlum për mua, pasi kam edhe disa meqë shumë të rëndësishme për karrierën time. Falënderoj të gjithëve që më dhanë besimin që të marr këtë primat”, pohoi për “KosovaBoxing”, Nuri Seferi. Në këtë mbrëmje ishte prezent edhe vet boksieri ynë Nuri Seferi i cili pranoi me shumë kënaqësi. Ai kishte udhëtuar nga Zvicra për t`a pranuar çmimin. Poashtu prezent ishte edhe redaktori ynë, Avdyl Salihu duke dhënë kontributin e tij dhe shkëlqimin e kësaj mbrëmje. Nuri Seferi zbulon së javën e ardhshme është ftuar nga Komuna e Bugdorf-it, për sportist të vitit. “Ka shpreh dëshirë edhe Komuna zvicerane, Burgdorf të më ftoj në përzgjedhjen e sportistit të vitit, se sa do të jem më i miri në këtë vend mbetet të shihet”, tha Seferi.

Avdyl Salihu
9 Janar 2010

1 thought on “Nuri Seferi sportist i vitit në Maqedoni

  1. Urime te perzemerta Nuri, fatkeqsisht qe nuk pat mirnjohje nga shqiperia dhe nga kosova. Shpresoj qe edhe nga shqipria dhe kosova te zgjedhin sportist te vitit, se ti je aj qe lufton me ngjyra kuqezi dhe nuk bon dallim mes shqiptarve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.